19 Prill 2024

Vitia, ADA dhe UNDP krijojnë raste për aftësim dhe punësim të të rinjëve

Prishtinë, 19 prill - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), komuna e Vitisë  dhe Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), përmes projektit Interedev 2 organizojnë ceremoninë ku do të dorëzohen certifikata dhe mjete dhe pajisje për të rinjtë përfitues të programit në sallën e Kuvendit Komunal në Qendrën Kulturore në Viti.

Si pjesë e Paktit të Punësimit Territorial të Komunës së Dragashit 2017-2020, duke marrë parasysh potencialet në tregun e punës dhe duke adresuar mungesën në aftësim, e në bashkëpunim të drejtpërdrejt me Zyrën Komunale të Punësimit, projekti ka mbështetur 10 të rinj, të përzgjedhur përmes një procesi konkurrues, që të aftësohen në profesionet e ngrohjes qëndrore, zdrukthtarisë, saldimit, instalimeve elektrike dhe hidro instalimeve. Trajnimet i kanë mbajtur Qendrat e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale për Aftësim Profesional (QAP) në Ferizaj dhe Gjilan. 

Gjithashtu, përfituesve do t’u ndahen edhe pajisje për punë për secilin profesion që do t’u mundësojë të vetëpunësohen.

Në ceremoni dë të marrin pjesë kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti; Këshilltari dhe Shefi i Zyres / Zyres Kooordinuese për Bashkëpunim Teknik  në Ambasadën Austriake në Prishtinë, z. Gunther Zimmer; Asistent Përfaqësuesja e Përhershme dhe Koordinatorja e Programit në UNDP, znj. Valbona Bogujevci; Zyrtari për Punësim në komunën e Vitisë, z. Isuf Behluli; Drejtoresha e QAP në Ferizaj, znj. Fatmire Salihu; Drejtori i QAP në Gjilan, z. Burhan Selmani; Menaxherja e Projektit UNDP/InTerDev 2 Vlora Elshani dhe partnerë të tjerë të projektit.

Projekti për Zhvillim të Integruar Territorial 2 (INTERDEV 2) të UNDP-së i financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe komunat partnere mbështet banorët e Dragashit, Shtërpcës dhe Vitisë për të zhvilluar aftësi të reja, gjetur punë, rritur prodhimin bujqësor dhe rural, dhe të gjenerojë më shumë të ardhura për familjet lokale.

Projekti INTERDEV 2 promovon në mënyrë aktive fuqizimin e grave, të rinjve dhe personave në rrezik të lihen mënjanë, me mundësi për punësim, zhvillim të aftësive dhe ndërmarrësi rurale.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)