29 Mars 2024

Vërshimet pas reshjeve përgjegjësi e Komunës së Prishtinës

Prishtinë, 10 korrik - Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina” (KRU Prishtina) ka thënë se linjat e Kanalizimit në qytetin e Prishtinës janë në shumicë linja të vjetra, të cilat janë dimensionuar dhe vendosur shumë kohë me përpara.

Sistemet e kanalizimeve janë të përbashkëta si atmosferike ashtu edhe fekale dhe kjo sipas KRU Prishtina e rëndon dukshëm gjendjen e funksionimit në rastet kur ka reshje të vrullshme apo të shumta shiu.

Përderisa qyteti i Prishtinës pothuajse në çdo lagje ka pësuar ndryshime në ndërtime te larta - objekte banesore - rritje e tejskajshme e numrit të banorëve, është dashtë që Komuna e Prishtinës të intervenoj edhe në infrastrukturën ekzistuese gjë që nuk është bërë prandaj,  kjo sipas KRU Prishtina me automatizëm ndikon në ngarkesë më të madhe shkarkuese të sistemit të kanalizimit dhe përmbytje në shumë lokacione brenda qytetit.

Ujësjellësi i Prishtinës ka një buxhet të paraparë për investime në këtë sektor, gjithsesi ka edhe ekipet profesionale që merren me mirëmbajtjen e sistemeve të kanalizimeve të ujërave të ndotura fekale por assesi nuk mirëmbanë as nuk ndërton rrjeta të kanalizimeve atmosferike pasi që kjo përgjegjësi i takon vetëm Komunës së Prishtinës për rajonin që e mbulon.

"Me Komunën e Prishtinës jemi në kontakte  rreth këtyre çështjeve, konkretisht me drejtorinë për Investime Kapitale, ku në disa raste janë bashkërenduar veprimet për zgjidhje të disa rasteve më problematike."

"Në bazë të takimeve që kishim kohë më parë  me përfaqësuesit e tyre, na është konfirmuar që për këtë vit, nuk kanë më shumë linja buxhetore për investime në ndërrime rrjetash të kanalizimeve por bashkërisht do të ulemi dhe do i trajtojmë projektet për vitin vijues, me qëllim që të japim një zgjidhje sa më të mirë për problemet me vërshime qe janë shpeshtuar pas reshjeve te shumta gjatë këtij muaji".

"Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të kanalizimit të KRU "Prishtina". janë të gatshëm çdoherë që tu dalin në ndihmë qytetarëve në rastet kur kemi të bëjmë me zhbllokime të pusetave të ujërave fekale, por duhet të kihet parasysh që vërshimet pas reshjeve nuk ndodhin për shkak të punës dhe përgjegjësisë tonë!", thekson KRU Prishtina.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)