18 Prill 2024

Vendet e G7 premtojnë 24 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën

Washington, 22 prill - Ministrat e financave të vendeve anëtare të G7-s deklaruan gatishmërinë e tyre për t'i ofruar Ukrainës më shumë se 24 miliardë dollarë mbështetje shtesë për vitin 2022 dhe vitet e ardhshme.

Kështu thuhet në një deklaratë të përbashkët të ministrave të financave dhe guvernatorëve të bankave qendrore të vendeve anëtare të G7 si ShBA, Gjermani, Angli, Kanada, Francë, Itali dhe Japoni në lidhje me luftën e nisur nga Rusia kundër Ukrainës më 24 shkurt.

Ministrat e Financave dhe Guvernatorët e Bankave Qendrore të vendeve anëtare të G7-s u mblodhën për të diskutuar luftën e Rusisë në Ukrainë, humbjet e jetëve në këtë luftë si dhe pasojat ekonomike globale të kësaj lufte, sqaron komunikata.

Organizatat ndërkombëtare dhe forumet shumëpalëshe nuk duhet t’i kryejnë më aktivitetet e tyre me Rusinë, siç kanë bërë gjithmonë, nënvizon deklarata dhe shprehet keqardhja për ftesën që i është bërë Rusisë për të marrë pjesë në forumet ndërkombëtare, duke përfshirë mbledhjet e G20, Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB), të cilat u mbajtën këtë javë.

“Së bashku me komunitetin ndërkombëtar, ne kemi ofruar dhe kemi angazhuar mbështetjeje shtesë në sasi të konsiderueshme, si në aspektin financiar ashtu edhe në atë material, një mbështetje që i tejkalon 24 miliardë dollarë për vitin 2022 dhe në vijim”, thuhet më tej në deklaratën e përbashkët të ministrave të Financave të G7.

Deklarata thekson se është e rëndësishme vazhdimi i koordinimit të ngushtë i mbështetjes që i jepet Ukrainës dhe vendeve fqinje, dhe u bën thirrje vendeve dhe organizatave ndërkombëtare që të ofrojnë mbështetje të mjaftueshme për Ukrainën për të përmbushur nevojat e saj urgjente dhe për të rindërtuar të ardhmen e saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)