20 Prill 2024

Vazhdon mbështetja e bizneseve gjilanase në përballimin e situatës kundër Covid19

Gjilan, 24 mars - Po vazhdon mbështetja e madhe e bizneseve gjilanase ndaj instituconeve komunale, në përballimin e situatës kundër virusit Covid-19.

Gjatë ditës, nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, ka pranuar donacion nga Artan Sermaxhaj përkatësisht “Lanikas Group SH.P.K”, prej 480 sapunë higjienik, të cilët do të shërbejnë për rritjen dhe sigurimin e higjienës.

“E falënderoj përzemërsisht Artanin dhe të gjitha kompanitë për mbështetjen e madhe në funksion të sigurimit të higjienës, e cila është ndër faktorët kryesor për luftimin e pandemisë Covid-19. Zoti ua shtoftë begatinë familjare e biznesore”, ka deklaruar nënkryetari Arbër Ismajli.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)