25 Prill 2024

Vazhdon bashkëpunimi mes MAP dhe OSBE-së

Prishtinë, 31 mars - Një botim i akteve nënligjore të hartuara nga Ministria  e Administratës Publike në vitin 2008, nga ana e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ka qenë arsyeja e takimit të sotëm mes zëvendësministrit dr. Rifat Blaku dhe ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Departamentit për Demokratizim të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Wolf-Michael Mors.

Në këtë takim zëvendësministri Blaku ka thënë se MAP-ja është e përkushtuar për realizimin e politikave dhe strategjive legjislative, si dhe sigurimin e zbatimit të infrastrukturës ligjore në praktikë.

Ai ka falënderuar OSBE-në për përkrahjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin e treguar në raport me institucionet e Republikës së Kosovës dhe në veçanti ka shprehur mirënjohjen për botimin e këtyre akteve nënligjore, duke theksuar se ky botim do të ndikojë në rritjen e informimit të zyrtarëve, gjë që do të ndikojë edhe në realizimin e detyrave dhe obligimeve të përditshme institucionale.

“Ky botim do të shërbejë që udhëzimet e botuara të zbatohen më me efikasitet dhe transparencë, si faktorë tepër të rëndësishëm në funksion të fuqizimit të sundimit të Ligjit”.

Nga ana tjetër,përfaqësuesi i OSBE-së në këtë takim, z. Michael Mors ka shprehur kënaqësinë për të qenë pjesë e këtij projekti, i cili është projekt i vogël, po që ndikimi i tij do të duhej të ishte mjaft i madh.

“ Ligji zbatohet për të gjithë njësoj, përfshirë këtu edhe ata që ndoshta nuk e  dinë se ekziston ai Ligj. Është e nevojshme dhe obligim i institucioneve që përkrah hartimit të akteve ligjore dhe nën ligjore, t’i bëjnë publike ato, qoftë duke i botuar apo në formë elektronike, në mënyrë që publiku të jetë i njoftuar me to dhe t’i ketë më afër”.

Mors ka shprehur gatishmërinë e OSBE-së që bashkëpunimi  të vazhdojë, duke ofruar edhe më tutje asistencën dhe mbështetjen e nevojshme për forcimin e sundimit të Ligjit në Kosovë.

Botimi i akteve nënligjore të miratuara nga MAP-ja në vitin 2008, është mbështetur nga Misioni i OSBE-së, i cili i ka ofruar MAP-së 600 ekzemplarë që do tu shpërndahen zyrtarëve të institucioneve të Republikës së Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)