14 Gusht 2018

USAID vazhdon ta përkrah zhvillimin e ATK-së

Prishtinë, 9 gusht - Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së së bashku me menaxhmentin e lartë, sot ka pritur në takim përfaqësues nga USAID misioni në Kosovë, Markham Isom dhe Blerim Bilibani.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi për vizionin e Administratës Tatimore të Kosovës për të ardhmen, sukseset, sfidat dhe kapacitet për zhvillim.

Drejtori Imeri, përfaqësuesit nga USAID i njoftoj me Planin e Veprimit për Reformë për periudhën 2019–2021, i cili në Gusht 2018 është hartuar në bashkëpunim me misionin këshillues të FMN-së.

Gjatë takimit, u diskutuan edhe fushat në të cilat ATK dëshiron të ketë përkrahje nga donatorët dhe fushat ku USAID mund ta mbështet.

USAID ka shpreh gatishmërinë për përkrahjen e ATK-së në realizimin e disa veprimeve nga reforma në të cilën ATK konsideron se do të jetë një sfidë, posaçërisht veprimet të cilat janë të nevojshme të realizohen në bashkëpunim edhe me palë të interesit.

USAID, ka qenë përkrahës i shumë proceseve në Qeverinë e Kosovës në përgjithësi, e në veçanti edhe i proceseve në ATK.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 Gusht 2018 - Lëvizja Vetëvendosje hap dyert e zyrës së saj për të pritur bashkatdhetarët që kanë ardhur në sezonin e pushimeve në Kosovë. (Selia e VV-së, Arbëri, ora  10:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, bën inaugurimin e shtëpisë për familjen Ilazi në Livoç të Ulët. (Fshati Livoç të Ulët, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të mbajë fjalë rasti në mbledhjen komemorative të organizuar nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”- Fakulteti i Mjekësisë dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës pas ndarjes nga jeta të profesorit Mujë Shala. (Amfiteatrin e Fakultetit të Mjekësisë, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, bën inaugurimin e shtëpisë për familjen e Shaban Zahirit. (Fshati Livoç të Ulët, ora 12:00)

- Komuna e Prishtinës mban konferencë për media. (Objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës, ora 13:00)

- Junaid Chndrigar për herë të parë në Ballkan do prezantojë në edicionin 9 të Festivalit të filmit te animuar Anibar. (Kinemanë Jusuf Gërvalla në Pejë, ora 14:00)

- Ushtruesi i Detyres se Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të pres në takim Kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, me të cilin do të nënshkruajë një Memorandum Bashkëpunimi për realizimin e një projekti në fushën e mjedisit në komunën e Klinës. (Kabineti i Ministrit, ora 14:00)