26 Prill 2024

USAID shpreh gatishmërinë që ta vazhdojë mbështetjen e projekteve

Prishtinë, 6 mars - Ministrja e  Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari ka pritur në takim drejtoreshën e misionit USAID në Kosovë, Lisa Magno dhe stafin përcjellës.

Ministrja Hajdari ka theksuar se USAID-i është njëri nga partnerët që do ta ndihmojë Kosovën në fushat të rëndësishme, atë të energjisë dhe të bërit biznes.

Ministrja ka vlerësuar mbështetjen e USAID-it që i ka dhënë Kosovës dhe po vazhdon t’ia japë, duke vlerësuar se bashkëpunimi do të thellohet.

Ndërsa Magno uroj ministren për detyrën e re, duke i shprehur gatishmëri që ta vazhdojë mbështetjen për vazhdimin e mëtutjeshme të projekteve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)