28 Mars 2024

USAID ofron mbështetjen për ATK-në

Prishtinë, 5 gusht - Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës Ilir Murtezaj, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e programit të USAID për qeverisje ekonomike në Kosovë. Në ketë takim u diskutua për prioritetet lidhur më reformat në ATK dhe për mundësinë e mbështetjes në të ardhmen në realizimin e këtyre reformave.

Drejtori Murtezaj njoftoj të pranishmit me progresin e arritur dhe për prioritetet që ka ATK për të arritur objektivat e saj strategjike, si dhe vlerësoj lartë ndihmën që ka dhënë USAID në të gjitha fazat e zhvillimit të saj deri më tani, ku gjithashtu potencoj nevojën mbështetjen edhe në të ardhmen.

Nga ana tjetër, Terry Slywka drejtor i programit, vlerësoj të arriturat e ATK-së dhe  njeherit ofroj mbështetjen e tij dhe të ekipit të tij për përkrahjen e ATK-së në fushat me prioritet.

Administrata Tatimore e Kosovës në vazhdimësi ka qenë e përkrahur nga miqtë e saj, në këtë drejtim USAID ka dhënë një kontribut të madh në modernizimin dhe avancimin e proceseve të punës në ATK.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)