29 Mars 2024

USAID do të vazhdojë bashkëpunimin me Ministrinë e Financave

Prishtinë, 22 qershor - Ministrja e Financave Hykmete Bajrami, ka pritur sot në takim drejtoreshën e USAID-it Lisa Magno.

Në takim u diskutua për Programin për Rimëkëmbje Ekonomike të Qeverisë së Kosovës dhe për aktivitetet tjera të Ministrisë së Financave në funksion të nxitjes së aktivitetit ekonomik dhe avancimit të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë në projekte të ndryshme ekonomike.

Ministrja Bajrami e informoi znj. Magno për punën e Ministrisë së Financave në adresimin e sfidave që kanë të bëjnë me rimëkëmbjen ekonomike dhe ruajtjen e stabilitetit makrofiskal dhe e falënderoi njëkohësisht për mbështetjen e vazhdueshme të USAID-it në shumë projekte të cilat kanë ndihmuar dhe po e ndihmojnë Ministrinë e Financave.

Ndërsa znj. Lisa Magno, uroi Ministren Bajrami për pozitën e re dhe shprehu gatishmërinë e saj dhe të USAID-it për të vazhduar bashkëpunimin me Ministrinë e Financave në fushën e menaxhimit të financave publike si dhe në tejkalimin e pasojave ekonomike të shkaktuara nga pandemia COVID-19.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)