25 Prill 2024

USAID do ta përkrahë punësimin e rinisë në tri zona

Prishtinë,19 janar - Gjilani, Gjakova dhe Graçanica janë identifikuar si tre zonat e para komunale të tregut të punës. Këto qendra janë pjesë e një projekt të ri për punësimin e rinisë, i cili përkrahet nga USAID përmes Programit për Punësimin dhe Pjesëmarrjen e Rinisë (YEP).

Ky projekt ka për qëllim të inkurajojë partnerët nga sektori privat dhe publik të punojnë bashkërisht për të përmirësuar punësimin e rinisë dhe pjesëmarrjen e tyre qytetare.

Në takimin e parë të Bordit Këshillues të Programit të organizuar më 19 janar në Odën Ekonomike të Kosovës, përfaqësues të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), të Qeverisë së Kosovës, Asociacionit të Komunave të Kosovës, organeve rinore dhe USAID-it i fokusuan diskutimet e tyre tek qasjet e bashkëpunimit me tre tregjet lokale të punës që janë përzgjedhur për vitin e parë të punës së Programit.

Deri në përfundim të këtij programi, i cili zgjat midis 3 dhe 5 vjetëve, do të përfshihen gjithsej dhjetë zona të tregut të punës. Besim Mustafa nga OEK, në të njëjtën kohë dhe Bashkë-drejtues i Bordit Këshillues, vuri në dukje se "qëllimi i programit është të adresojë shkallën e lartë të papunësisë mes të rinjve në Kosovë.

Për këtë qëllim, USAID do të punojë nga afër me sektorin privat, përmes OEK-ut, si dhe me Qeverinë e Kosovës, për t'i bashkuar përpjekjet e drejtuesve komunale dhe sektorit privat që t'i përfshijnë qytetarët e tyre të rinj në aktivitete konstruktive dhe produktive."

"Pikësynimi i Programit për Punësim dhe Pjesëmarrje të rinisë (YEP) i USAID-it është t'i ndihmojë rinisë së Kosovës të moshës mes 15-24 vjeçare të jenë më të përgatitur për punë dhe më të angazhuar në aspektin ekonomik dhe qytetar. Kjo synohet të arrihet përmes një rrjeti të integruar të mundësive në lëmitë e zhvillimit të fuqisë punëtore, ndërmarrësisë dhe pjesëmarrjes qytetare," tha Amy Ramm, Drejtoreshë e Programit. Programi implementohet nga Education Development Center Inc dhe partnerët e tij International Youth Foundation dhe Mercy Corps.

Bordi Këshillues, që është një grup i paanshëm dhe i ndarë nga USAID dhe partnerët e tij implementues bashkë-drejtohet nga përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Anëtarët e tjerë të bordit përfaqësojnë Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Asociacionin e Komunave të Kosovës, Zyrtarët Komunalë për Rini dhe Këshillin Qendror për Veprim Rinor Lokal.

Funksioni parësor i Bordit Këshillues është të nxisë përmbushjen e qëllimeve të Programit për Punësim dhe Pjesëmarrje të Rinisë si dhe të udhëzojë programin të maksimizojë ndikimin dhe qëndrueshmërinë e tij në Kosovë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)