13 Dhjetor 2019

UNDP vazhdon të përkrahë Kosovën në rrugën e zhvillimit të saj

Prishtinë, 23 korrik – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim njoftues përfaqësuesen e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë “UNDP”, Maria Suokko, duke i uruar mirëseardhje dhe suksese në punë.

Presidenti Thaçi ka theksuar se UNDP në dy dekadat e fundit ka mbështetur Kosovën në shumë fusha.

“Jemi të kënaqur me kontributin tuaj në fushën e sundimit të ligjit, mbrojtjes së ambientit, por edhe në përkrahjen në zhvillimin ekonomik”, u shpreh presidenti Thaçi.

Nga ana tjetër, përfaqësuesja e UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko ka thënë se UNDP do të vazhdojë të përkrahë Kosovën në rrugën e zhvillimit të saj.

Presidenti Thaçi u shpreh se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të bashkëpunojnë dhe të përkrahin projektet e UNDP-së.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 dhjetor 2019

- Aleanca Franceze e Prishtinës me mbështetjen e Ambasadës Franceze organizon një punëtori gatimi për fëmijë me kuzhinierin francez Christophe Dovergne. (Aleanca Franceze, ora 10:30)

- Projekti i Tech Heroes organizon takimin e të rinjëve për të punuar në idetë e tyre me mbështetjen e ekipës së Akademisë jCoders dhe ekspertëve tjerë në fushën e IT. (Pylli i Arinjëve në Prishtinë, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike te Kosovës. (Selia e LDK-së, ora 11:00 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon konferencën për media ku do të bëhet publikimi i gjetjeve të Edicionit të nënte vjetor - Barometrit Kosovar të Sigurisë 2019. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për heroin Mujë Krasniqi - Kapuqi dhe 40 bashkëluftëtarët e tij. (Pallati i Rinisë, ora 16:00)