19 Prill 2024

UN Habitati ndihmon projektin për rregullimin lumit Lushta

Mitrovicë, 26 janar - Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati dhe shefja e përkrahjes teknike të UN-Habitatit në Kosovë, Kristina Galecia, kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëfinancimin e projektit për “Korridorin e gjelbër të lumit Lushta”.

Nënshkruesit e kësaj marrëveshje e kanë vlerësuar si një projekt mjaft të rëndësishëm për Mitrovicën, këtë investim me vlerë mbi 300 mijë dollarë.

Kryetari Kastrati, falënderoj përfaqësuesit e UN-Habitatit për mbështetjen e këtij projekti, që do të krijoj kushte shumë të mira për atë pjesë të qytetit.

“Jemi shumë mirënjohës për UN-Habitatin për përkrahjen e vazhdueshme që ka ofruar për qytetarët tanë nëpërmjet projekteve të ndryshme të infrastrukturës”.

Gjithashtu ai vlerësoj edhe bashkëpunim shumë të mirë ndërmjet Komunës dhe UN-Habitatit.

Ndërsa, shefja e përkrahjes teknike të UN-Habitatit në Kosovë, Kristina Galecia, ka shprehur kënaqësinë pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, duke konkretizuar bashkëpunimin e mirë me Komunën.

Ajo tha se para se të merrej ky vendim është analizuar në detaje projekti, i cili është vlerësuar shumë i rëndësishëm edhe për atë pjesë të qytetit, por edhe për Mitrovicën në tërësi.

Lidhur me projektin, drejtori për Urbanizëm, Mehdi Bala, sqaroi se ai është përgatitur në bashkëpunim të dy palëve, ashtu edhe siç do të financohet bashkërisht. “Të dy palët do të sigurojnë nga 151 mijë dollarë  për realizimin e këtij projekti”.  
       
Ai tha se në bazë të projektit të përgatitur, parashihet rregullimi i një rrethrrotullimi në udhëkryqin që në Mitrovicë njihet si “Te Mokra Gora”, ku ka shumë ngarkesë në trafik.

“Pas një punë të gjatë dhe analizave që janë bërë, kemi marrë vendim që atë udhëkryq ta shndërrojmë në rrethrrotullim, pasi që kjo zgjidhje është parë si më efektive sa i përket trafikut”.

Përveç rrethrrotullimit, që është një nga pjesët e këtij projekti, do të rregullohet edhe shtrati i lumit Lushta.

“Shtrati i lumit do të rregullohet në tërësi, duke filluar në pjesën mbi ish-stadiumin e Bairit dhe deri në vendin ku lumi hyn nën urë, tek “Mokra Gora”.

Drejtori Bala, përmendi se mbi lum do të ndërtohen edhe disa ura me një dizajn shumë të bukur.

Tha se do të ketë edhe një zonë të gjelbëruar pranë lumit, mandej shëtitore dhe një amfiteatër të hapur.

“Derisa është përgatitur projekti final, janë mbajtur shumë takime me qytetarë të asaj pjesë të qytetit, të cilët i kanë dhënë edhe sugjerimet e tyre. Bashkërisht është vendosur për të gjitha detajet që kanë të bëjnë me këtë projekt”.              

Drejtori Bala, tha se realizimi i tij pritet të nis në pranverë, pasi të përfundojnë procedurat e rëndomta të tenderimit etj. Potencoi se pritet që ai vend të shndërrohet në një nga pjesët me të bukura dhe me atraktive të qytetit.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)