25 Prill 2024

Ujësjellësi ”Prishtina” ka vazhduar me shkyçjet e borxhlinjve

Prishtinë, 4 gusht - Kompania e ujësjellësit rajonal ”Prishtina” ka vazhduar me shkyçjet e borxhlinjve nga rrjeti në disa lagje të Prishtinës. Ndërsa, paguesit e rregullt të faturave të ujit, thonë se nuk kanë probleme me furnizim të ujitë të pijshëm.

Për dallim nga vitet e kaluara, banoret e lagjes “Bregu i Diellit” në Prishtinë, thonë se nuk kanë më probleme me furnizim me ujë të pijshëm, përveç reduktimeve të rregullta që aplikohen gjatë natës tash e disa vjet.

Punëtoret e ujësjellësit rajonal ”Prishtina”, pothuajse çdo ditë po përballen me pakënaqësitë e qytetarëve të Prishtinës të cilët nuk i kanë kryer obligimet për ujin e shfrytëzuar.

Arjeta Mjeku, zëdhënëse e kompanisë së ujësjellësit rajonal Prishtina thotë se kompania ka paraparë disa lehtësime për konsumatorët që kane borxhe. ”Çmimi i ujit nuk është i lartë, për të gjithë konsumatorët borxhli ne kemi lehtësime pra fillimisht ta paguajnë me kesh 30% të borxhit total që e kanë prej pas lufte dhe pjesa e mbetur të ri programohet me këste prej 12-36 muaj”, tha ajo.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)