28 Mars 2024

UBT fillon bashkëpunimin me Universitetin City‏

Prishtinë, 28 korrik - Në kuadër të vazhdës së Marrëveshjeve të Bashkëpunimit, që Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT) i ka me universitete  më prestigjioze në botë dhe Evropë, gjatë këtyre ditëve një delegacion nga Universiteti City në Londër (Angli) i prirë nga  Prof. Dr. Grattan dhe  Prof. Dr. Khan,  po qëndron për vizitë  dy ditore në Kosovë, gjegjësisht në UBT, sot më 28 korrik 2010, në ambientet e Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), për te filluar bashkëpunimit deruniversitar në mes të UBT-së dhe Universitetit City në Londër,  Angli.

Me këtë rast, presidenti i Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), Edmond Hjarizi,  së bashku me delegacionin nga Universiteti City në Londër (Angli) i prirë nga  Prof. Dr. Grattan dhe  Prof. Dr. Khan, në lokalet e UBT, në Prishtinë ftuan zyrtarisht të gjithë profesorët vendore dhe ndërkombëtare si dhe studentët e dy universiteteve per te qene pjese e programeve te perbashketa te cilet ata i prezantuan.

“UBT ka qenë gjithherë aktive në ofrimin e mundësive dhe bartjeve te dijeve nga universitetet të njohura botërore me anë të marrëveshjeve dhe të bashkëpunimeve. Dhe një marrëveshje te tillë e kemi filluar edhe me Universitetit City, i cili do te mundësoje studenteve kosovare studime ne nivelin bachelor, master dhe ne doktorature ne UBT dhe ne City, po ashtu stafit akademik zhvillim e kompetencës ne fushën hulumtuese dhe zhvillimore. Bashkëpunimi do te ofroje edhe programe të tjera te veçante si janë projektet , seminaret, transferi i teknologjisë, dhe takime tjera akademike për çështje të rëndësishme për te dy institucionet dhe te dy vendet” , theksoi Prsidenti i UBT, Edmond Hajrizi, gjatë takimit me palët nënshkruese.

Sipas tij, bashkëpunimi ka filluar në shtator të vitit të kaluar mes dy universiteteve,

Nga ana tjetër  Prof. Dr. Grattan nga Universitetit City, pohoi se marrëveshja është incizuar nga të dy palët.

Delegacioni do qëndroj dy ditë në Kosovë pikërisht në UBT dhe u   mirëpritet nga Presidenti Edmond Hajrizi dhe zëvendëspresidenti  Derek Shields  dhe stafi akademik vendore dhe ndërkombëtar  dhe studentët e  të të  gjitha Fakulteteve të UBT-së.

 Delegacioni i u nda i kënaqur me të arritura e UBT, sidomos më programet e studimit më teknologjinë më moderne, me infrastrukturën, me stafin akademik dhe me arritjet e studenteve.

Presidenti i UBT, E. Hajrizi si shenj respekti mysafirët i nderoi me simbolin më të vjetër autokton të popullit shqiptar me Plisin e bardhë.

Universitetit City numëron një numër të konsiderueshëm të mësimdhënësve dhe ka marrëveshje shumta  bashkëpunimi me universitete ndërkombëtare, është themeluar që 100 vite e më shumë, numri i të diplomuare është i krahasueshëm me universitete  më të mëdha në botë, po ashtu të  diplomuarit  sot janë në vende udhëheqëse nëpër kompani dhe organizata më profitabile në Evropë dhe Botë, .....
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)