28 Mars 2024

U promovua projekti “sistemi i menaxhimit të pasurisë”

Prishtinë, 27 korrik - Në vazhdimësi të realizimit të projekteve sipas Strategjisë së e-Qeverisjes dhe Planit të Veprimit për realizimin e  kësaj strategjie, Ministria e Administratës Publike, gjegjësisht Departamenti i e-Qeverisjes dhe Proceseve Administrative (DeQPA), ka promovuar sot Sistemin e Menaxhimit të Pasurisë, i cili është një sistem unik dhe i integruar elektronik.

Ky sistem modernizon dhe automatizon procese të ndryshme administrative. Si projekt mundëson efikasitet, transparencë, statistika, auditim online dhe shpejtësi të realizimit të punëve në administratën publike.

Sistemi i Menaxhimit të Pasurisë krijon një bazë qendrore të të dhënave për menaxhimin efektiv të pasurisë së institucioneve, mundëson mirëmbajtjen e saktë të të dhënave mbi pasurinë, mundëson menaxhimin dhe monitorimin gjendjes së stokut, minimizimin ose eliminimin e stoqeve nëpër depot e institucioneve, mundëson auditimin online të pasurisë nga auditori i përgjithshëm, mbështetë gjenerimin dhe vendosjen e barkodeve në pajisje dhe inventar, menaxhon me të gjitha hyrje-daljet e aseteve dhe të materialit shpenzues, realizon procesin e amortizimit dhe zhvlerësimit të pajisjeve dhe inventarit, mundëson procesin e transferimit të pasurisë, ka të integruar procesin e kërkesave online nga zyrtarët e administratës publike, si dhe mundëson gjenerimin e raporteve të ndryshme. Sistemi në fjalë hyn në kategorinë e shërbimeve elektronike Qeveria për Qeverinë (G2G).

Me rastin e prezantimit të këtij projekti, ministrja e MAP-it, znj. Edita Tahiri tha se përmes Strategjisë së Qeverisjes Elektronike 2009-20015, si pjesë e procesit të tërësishëm të Reformimit të Administratës Publike, synohet modernizimi i sistemit te qeverisjes dhe shërbimeve administrative. Kjo do të mundësoj që qytetarët të marrin shërbime me efikase, me cilësore dhe me transparente, tha ajo me këtë rast dhe shtoi se kjo gjithashtu e ngrit Kosovën ne nivelin e një shteti që është në gjendje të komunikojë dhe të operojë me standarde ndërkombëtare. “ Në kuadër të synimeve tona si shtet dhe si qeveri, integrimet euroatlantike janë një prej synimeve kryesore.

Zhvillimet e  Kosovës në drejtim  të bërjes së Kosovës elektronike, i japin shtetit tonë një vend të respektuar në kuadër të konceptit Evropa elektronike”, tha ministrja Tahiri në këtë prezantim. Ajo ka kërkuar edhe mbështetjen e medieve për të ngritur vetëdijen dhe kulturën  e qytetarëve për shfrytëzimin e shërbimeve elektronike, si dhe ka përgëzuar DeQPA-n, si bartës i drejtpërdrejtë i këtyre proceseve, për punën dhe angazhimin që po tregojnë.

Drejtori i DeQPA-s/MAP, z. Isa Krasniqi, ka paraqitur aspektin profesional, lidhur me atë se çfarë ofron Sistemi i Menaxhimit të Pasurisë, ndërkaq para të pranishmëve dhe medieve është bërë prezantimi i këtij projekti.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)