28 Mars 2024

U inaugurua ndërtesa e Prokurorisë së Qarkut në Prizren

Prishtinë, 10 shkurt - Ushtruesi i detyres se sekretarit te Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, Sylejman Sopa dhe kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi, sot kanë bërë inaugurimin e ndërtesës së re të Prokurorisë së Qarkut në Prizren.

Në këtë ndërtesë përveç Prokurorisë së Qarkut, janë të vendosura edhe Prokuroria Komunale, Qendra Regjionale e Shërbimit Sprovues të Kosovës dhe Zyra Regjionale për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave.

Pas inaugurimit të kësaj ndërtese, u.d. sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, Sylejman Sopa tha: ”ky është njëri prej projekteve më të rëndësishëm për një segment të ndieshmëm, siç është prokuroria, ku me këtë rast janë krijuar hapësira të mira për punë për këtë institucion dhe për disa institucione tjera të sistemit të drejtësisë”.

Ndërsa kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi  tha: “Prokuroria e Shtetit është duke u angazhuar për krijimin e kushteve më të mira të punës për të gjitha prokuroritë dhe tani edhe me funksionimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, do të përmirësohen kushtet për punë më efektive të prokurorëve.”

Inagurimin e këtij objekti e përshëndeti edhe kryetari i komunës së Prizrenit, Ramadan Muja.

Ndërtesa e Prokurorisë së Qarkut në Prizren është financuar nga Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës, dhe ka kushtuar afër 1 milion euro, kurse punimet i ka kryer kompania ”Getoari”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)