29 Mars 2024

Turqia kërkon forcimin e bashkëpunimit ekonomik më Kosovën

Prishtinë, 8 shkurt - Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë, Songul Ozan theksoi sot se vendi i saj do të vazhdon të përkrah Kosovën si në çështjet politike ashtu edhe në ato ekonomike.
 
Gjatë takimit me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës ambasadorja Ozan ka vlerësuar lartë marrëdhëniet në mes të dy vendeve, duke theksuar se Kosova për Turqinë është një vend shumë i rëndësishëm.
 
“Kosova për Turqinë është një vend tejet i rëndësishëm. Ne angazhohemi që një numër sa më i madh i shteteve të njeh vendin tuaj, mirëpo detyra dhe qëllimi kryesor i Turqisë është qe te mundësoj zhvillimin ekonomik te Kosovës dhe ne njëfarë mënyre shteti i jone ka bere qe firmat me te mëdha nga Turqia te marrin tenderët te rëndësishme në Kosovë. Dëshira jonë kryesore është qe bashkëpunimin tonë te rrisim dhe te zhvillojmë edhe me tepër”, tha ambasadorja Ozan.
 
Ajo vlerësoi se shifrat mbi këmbimin tregtar nuk e pasqyrojnë potencialin qe rezulton mes nesh. Kosova e ka një popullatë te re gjenerata te reja  dhe kjo është një mundësi shume e mire për Kosovën, tha ambasadorja e Turqisë.
 
Ambasadorja Ozan shprehi besimin se Kosova edhe pse vend i vogël për nga numri i banorëve dhe territorit që ka mund të behët shumë shpejtë vend i zhvilluar ekonomikisht.
 
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu theksoi se gjatë takimit më ambasadoren Ozan u bisedua për situatën aktuale ekonomike ne Kosove, bashkëpunimin me Turqinë dhe tha se duhet gjetur format me te avancuara te bashkëpunimit, pasi që ka kaluar koha kur Kosova kushte nevoje për ndihma emergjente.
 
“Kosova ka nevoje te investohet me tepër ne edukim, ne internacionalizimin te ekonomisë kosovare dhe ne përshpejtim te proceseve integruese dhe te gjitha këto te përcillen me një shkalle më të avancuar te zhvillimit ekonomik. Kosovës i nevojitën  investime nga jashtë, sidomos ne sektorin prodhues. I thash zonjës ambasadore se Kosova mund te jete një shtylle e një ure qe lidh Turqinë me Evropën, ku produktet kosovare te prodhuara do te  jene edhe ne tregun evropian edhe ne SHBA.  Mendoj se atëherë modeli i bashkëpunimit ne mes të dy vendeve tona do të mund të ishte i mirëseardhur edhe për shtetet e tjera  evropiane edhe me gjere”.
 
Duke theksuar se Kosova ka çka të mëson nga Turqia  kryetari Gërxhaliu u angazhua për projekte afatgjate të bashkëpunimit ne mes të dy vendeve duke pas parasysh se aktualisht Turqia është vendi i 17 ne bote  dhe i 7 në Evropë sa I përket zhvillimit ekonomik.
 
“Andaj kjo përvojë e tyre duhet te bartet ne Kosove përmes formave te avancuara te bashkëpunimit  sepse per OEK çfarëdo qe te jene  aktualitetet politike ekonomia dhe zhvillimi ekonomik është prioritet i prioriteteve  dhe përmes këtij bashkëpunimi do te promovojmë vlerat e Kosovës, do te përmirësojmë imazhin e vendit tonë .Bashkëpunimi ekonomik për OEK dhe Kosovën  ka një rendësi te veçante dhe duhet shfrytëzuar gatishmërinë edhe te ambasadores edhe te  shtetit turk qe ti përkrah proceset zhvillimore ne Kosove”, tha kryetari i OEK-ut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)