17 Qershor 2019

Thesari Amerikan vazhdon mbështetjen e institucioneve në Kosovë

Uashington, 12 prill - Ministri i Financave Bedri Hamza gjatë vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është pritur në Thesarin Amerikan të Departamentit të Shtetit nga zyrtari i lartë i këtij Institucioni Larry McDonald, ku diskutuan për kontributin që ka dhënë Thesari i Shtetit dhe bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet dy institucioneve.

Me këtë rast Ministri Hamza e njoftoi z. McDonald, për progresin që e ka bërë Kosova në rrugën e vetë të zhvillimit, për stabilitetin makro fiskal, për detyrat të cilat i kemi para nesh për zhvillimin e vendit të cilat po adresohen me shumë kujdes për të pasur një rritje më të madhe ekonomike dhe zhvillim më të madh të shtetit tonë.

Ai gjithashtu e njoftoj z. McDonald edhe për reformat e ndërmarra si në politikat fiskale dhe ato administrative në Ministrinë e Financave të cilat po japin rezultate shumë pozitive si dhe për sfidat fiskale që i kemi përpara dhe hapat që po i ndërmerr Ministria e Financave për ti adresuar në mënyrë shumë të kujdesshme duke pasur parasyshë ruajtjen e stabiletit makro fiskal.

 Ministri Hamza gjatë takimit falënderoi Thesarin e Departamentit të Shtetit Amerikan për tërë ndihmën që e ka dhënë për ndërtimin e institucioneve financiare në Kosovë, që nga themelimi i shtetit tonë dhe u shpreh i lumtur që Thesari Amerikan është pjesë e historisë së suksesit të institucioneve të Kosovës.

Z. McDonald nga ana e tij u shpreh i lumtur për takimin me Ministrin Hamza që po e zhvillon në Washington, e përgëzoj Ministrin Hamza për arritjet  e tij duke filluar nga  rritja më e madhe ekonomike në rajon që udhëheq Kosova,  stabilitetin makro – fiskal, si dhe numrin e madh të reformave që ka bërë Ministria e Financave e të cilat po ndikojnë në rritjen e zhvillimit ekonomik.

Po ashtu z. McDonald u shpreh i lumtur me ndihmën që po ofron Thesari i Departamentit të Shtetit Amerikan për zhvillimin e institucioneve dhe kapitalit njerëzor që janë aseti më i vlefshëm i shtetit të Kosovës, si dhe premtoj se Thesari Amerikan do të vazhdojë me mbështetje edhe në të ardhmen.

Ministri Bedri Hamza gjatë qëndrimit në Washington do të takohet edhe me zëvendësdrejtorin e Bankës Botërore z.Cyril Muller dhe zëvendësdrejtorin menaxhues të FMN-së z. Toa Zhang.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 qershor 2019

- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Prizrenit me pikën e vetme të rendit të ditës në lidhje me kërkesën për pezullim të financimit të klubit të futbollit "KF Liria" dhe formimin e një komisioni prej 5-7 anëtarëve nga ana e Kuvendit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Drejtorja e USAID-it në Kosovë Lisa Magno viziton Ministrin e Shëndetësis dhe takohet me Ministrin Uran Ismailin. (Ndërtesa e Ministrisë së shëndetësisë, ora 10:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, së bashku me Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skënder Çoçaj vizitojnë Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme. (Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, ora 10:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe dhe merr pjesë në tubimin përkujtimor te lapidari i dëshmorit Basri Canolli - Shpendi në fshatin Marec të Komunës së Prishtinës. (Fshati Marec, ora 11:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike mban dëgjim publik për Projektligjin për Diasporën. (Ndërtesa e Kuvendit,C-405, ora 11:00)

- Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës mban konferencën për media. (Ndërtesa e Kuvendit te Kosovës, kati III, para sallës C301, ora 12:30)

- Mbahet ushtrimi gjithëpërfshires, ku do të simulohet një aksident ajror dhe do të reagohet në perputhje me standardet e Agjencionit Evropian per Siguri ne Aviacion. (Terminali i Aeroportit  "Adem Jashari", ora 14:30)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)

- Ambassadori Kosnett do të flasë me rastin e përmbylljes së programit Lidershipi Transformues - Bursat dhe Partneritetet. (Hoteli Emerald, ora 17:30)