23 Prill 2024

Thellohen marrëdhëniet ekonomike Kosovë - Mal i Zi

Prishtinë, 10 shkurt - Marrëdhëniet e mira bilaterale në mes të Kosovës dhe Malit të Zi duhet thelluar dhe zhvilluar me forma më të larta të bashkëpunimit u tha sot në takimin e delegacioneve te Odave Ekonomike në të cilin ishin edhe përfaqësuesit e biznesit të dy vendeve.

Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës vlerësoi lartë bashkëpunimin në mes të dy Odave dhe vendeve dhe me këtë rast tha se ka apeluar te kryetari i OE të Malit të Zi qe te përdor autoritetin e vet ne funksionalizimin e marrëveshjes së CEFTA-së, e cila për shkak të bllokadave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina më tepër e dëmton sesa që i ndihmon Kosovës.

“Duhet të behët më tepër ne shfrytëzimin e mundësive te cilat i kanë dy shtetet, si në  aspektin e turizmit, integrimeve evropiane, dhe kuptohet kërkova qe te dyja qeveritë e vendeve te bëjnë me tepër ne eliminimin e barrierave aktuale te cilat e pengojnë bashkëpunimin ekonomik. Konsiderojmë se duhet bërë një investim me i gjerë dhe më i avancuar ne aspektin e infrastrukturës. Gjithashtu angazhohemi që bashkëpunimi te merr konotacion jo vetëm bilateral ne mes te Kosovës dhe Malit te Zi, por te merr edhe konotacion rajonal”,tha kryetari i OEK-ut.

Gërxhaliu vlerësoi se gjatë takimit është shprehur gatishmëria e palës malazeze dhe se janë ta pakontestueshme mundësitë dhe potencialet e këtij bashkëpunimi.

“Nëse e analizoni vetëm praninë e kompanive kosovare qe e shfrytëzojnë shërbimet e portit te Tivarit është dëshmia me e mire se vërtetë ne ketë drejtim ka hapësire dhe mund te punohet me tepër. Gjithashtu ne aspektin e turizmit  duhet te behet një promovim apo fillimi promovimit me agresiv te potencialit te Malit te Zi, sepse edhe vendet tjera përveç Ulqinit ofrojnë mundësi dhe këto mundësi duhet shijuar ne një te ardhme te afërt”.

Kryetari Gërxhaliu  u angazhua që bashkëpunimi ekonomik në mes të dy vendeve te jete model i cili do ta dëshmojë rajonin si serioz në raport me Evropën dhe që përmes zhvillimit ekonomik  te ndikohet  në stabilitetin politik dhe ne përshpejtimin e integrimeve, ne rend te pare atyre ekonomike por edhe atyre politike.

Kryetari i Odes Ekonomike te Malit te Zi, Velimir Mijuskoviq tha se  raportet ekonomike ne mes te dy vendeve po zhvillohen po jo aq sa ne kishim dëshiruar.

“Prania e bizneseve nga Mali i Zi dhe Kosova ne ketë tubim sot tregon se sa bizneset e vendeve tona janë te interesuara për bashkëpunim. Afërsia e tregjeve te dy shteteve tona është sigurisht përparësi sa i përket këmbimeve tregtare dhe bashkëpunimit te dy vendeve. Është e njohur qe porti i Tivarit me pare është shfrytëzuar shume me tepër nga biznesmenët nga Kosova. Ne shpresojmë qe duke pas parasysh te gjitha ato kapacitete te cilat i ka porti i Tivarit ne te ardhmen ai do te shfrytëzohet shume me tepër nga bizneset nga Kosova”, tha kryetari i Odës Ekonomike të Malit të Zi.

Ai theksoi se si biznesmen dhe përfaqësues te komunitetit te biznesit janë kundër barrierave dhe se takimi i sotëm përveç tjerash ka për detyre qe te bisedohet për mënyrën e tejkalimit të tyre.

“Të them detyrojnë qeveritë e vendeve tona qe ato barriera te tejkalohen ne mënyrë qe bashkëpunimi ekonomik te jete me i suksesshëm . Një nder prioritetet qe ne angazhohemi dhe për te cila ne do te bëjmë trysni ndaj qeverive tona është edhe infrastruktura posaçërisht infrastruktura rrugore dhe hekurudhore dhe ne duhet te angazhohemi qe qeveritë tona te bëjnë ne ketë drejtim shume me tepër ne mënyre qe transporti i mallrave te jete një prej prioriteteve te punës dhe angazhimit te qeverise,tha Mijushkoviq, duke theksuar se prioritet i Qeverisë së Malit të Zi është ndërtimi i infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore e cila do të lidhte regjionin”.

Përfaqësuesit e bizneseve nga Kosova dhe Mali i Zi biseduan ballë për ballë lidhur me mundësitë e bashkëpunimit në mes të kompanive të tyre.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)