23 Prill 2024

The Economist: Kosova ka mbetur prapa vendeve të rajonit

Prishtinë, 12 janar - Gazeta e njohur “The Economist” sjell një informacion kushtuar aktualiteti politik në Kosovë. Me theks të veçantë ajo ndalet te kompleksi ekonomik i Trepçës, i cili tani është shndërruar në një metaforë.

Pasi konstaton se Kosova ka pasur një dëm të madh për shkak të manipulimit të zgjedhjeve dhe akuzave të Dik Martit, gazeta prestigjioze “The Economist” konstaton se Kosova ngadalë po mbetet prapa zhvillimit të vendeve fqinje.

Me shpejtësi të ndryshme, shumica e vendeve të Ballkanit perëndimor po bëjnë përparim politik dhe ekonomik. Por, Kosova ka mbetur keq prapa.

Kosovarët tani janë të vetmit në rajon që ende kanë nevojë për viza për të udhëtuar në 25 vendet e zonës së Shengenit të Evropës. Ata janë edhe më të varfrit. Si gjithmonë, njerëzit e thjeshtë vuajnë më shumë, konstaton “The Economist”.

Duke folur për kompleksin ekonomik Trepça, “The Economist” thekson se gjendja aktuale e këtij gjigandi të dikurshëm ekonomik, është një pasqyrë tragjike. Më shumë se një minierë, Trepça tani është një metaforë.

Në vitin 1970 kompleksi i minierave të Trepçës kishte të punësuar 23.000 vetë. Dikur Trepça përbënte rreth 70 për qind të mineralit që nxirrej nga toka në gjithë ish-Jugosllavinë. Sot, ndërkaq kjo minierë është një gjigant i rraskapitur, në prag të kolapsit total.

Për kosovarët, Trepça përfaqëson shumë më tepër se një minierë, ajo është si një metaforë për fatin e Kosovës. Një burim i pasurisë, por edhe i ndotjes së mjedisit në vitet socialiste të Titos.

Në vitet e regjimit të Millosheviçit ajo ishte një arenë e protestave kundër tij. Trepça, sot, është gjithashtu një nga shembujt më të mirë të kompleksitetit që rrethon ndarjen e Mitrovicës, ku shqiptarët në jug dhe serbët në veri punojnë në një sipërmarrje që sot ka vetëm hijen nga ajo që ishte dikur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)