28 Mars 2024

Teshavesha pjesë e Javës së Ndërmarrësisë Sociale në Kosovë

Prishtinë, 14 nëntor - Teshavesha ishte pjesë e Konferencës për Ndërmarrësinë Sociale si një storje suksesi ku e pranishme ishte Mrika Aliu e cila prezantoi Teshaveshën si nderrmarje sociale e cila ka për mision riciklimin e tekstilit për të ngritur fonde të cilat ndihmojnë të ulin normën e shkallës së vdekshmërisë së foshnjeve në vend si dhe për të përmirësuar shërbimet shëndetësore të ofruara për nënat dhe fëmijët.

“Teshavesha riciklon rreth 2,100 kg tekstili në muaj, dhe rreth 25,200 kg tekstili në vit kështu duke kontribuar në ruajtjen e mjedisit. Me anë të fondeve të mbledhura nga Teshavesha jetët e rreth 1000 foshnjave në Kosovë janë shpëtuar si rezultat i përdorimit të medikamentit Survanta, dhe rreth 3000 gra kanë përfituar duke qenë pjesë të ligjeratave falas në Qendrat Informuese Për Shëndetin e Gruas, ‘Klasat për Nëna’, u shpreh Mrika Aliu, Drejtoreshë Ekzekutive e Aksionit per Nëna dhe Fëmije.

Mirëpo, Teshavesha shpalosi njëherit edhe planin e saj ambicioz, që të mos mbetet vetëm në kuadër të ofrimit të shërbimeve mirëpo të zgjerohet edhe në industrinë e prodhimtarisë duke lajmëruar lansimin e linjës së rrobave të grave shtatëzëna, bashkpunim ky i ngushtë me kreatoren e modës nga Nju Jork-u, Besë. Lansimi i kësaj linje do të bëhet i ditur në javët në vijim, mirëpo, për të gjithë të interesuarit, një pjesë e linjës do të prezentohet edhe në panairin e parë të Ndërmarrësisë Sociale.

Konfernca për Ndërmarrënë Sociale në Kosovë u organizuar nga Organizata LENS në kuadër të Javës së Ndërmarrësisë Sociale në Kosovë, e cila është gjithashtu pjesë e Global Entrepreneurship Week Kosovo, dhe si pjesë e programit për mbështetje direkte dhe strategjike të ndërmarrjeve sociale në Kosovë përkrahur nga Enhancing Youth Employment- EYE Project ka organizuar Konferencën për Ndërmarrësinë Sociale.

Organizimi i kësaj jave bëhet me qëllim të promovimit të ndërmarrsisë sociale në vend dhe ofrimit të përkrahjes strategjike dhe teknike për ndërmarrjet sociale në zhvillimin e mëtejmë të veprimtarisë së tyre. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)