24 Shtator 2020

Tërmeti dhe koronavirusi 'groposin' ekonominë, Shqipëria humb 1.8 miliardë euro

Tiranë, 7 gusht - Pandemia e koronavirusit ka hapur një gropë të madhe në ekonominë shqiptare ku për vitin 2020 rrezikohet që humbja të shkojë në 1.8 miliard euro. Ky është parashikimi që ka bërë qeveria shqiptare në buxhetin e rishikuar.

Të dhënat e Ministrisë së Financave në buxhetin e rishikuar për këtë vit flasin për një ulje të prodhimit të brendshëm bruto në 12.7 miliard euro nga 14.5 miliard euro që ishte në vitin 2019.

Këto janë pasojat që pandemia ka lënë në ekonominë shqiptare për shkak të izolimit dy mujor dhe pasojave që la në disa hallka të ekonomisë nga ku edhe rënia ekonomike pritet të jetë në 4.3%.

Shifrat negative të qeverisë përforcohen nga raportet e institucioneve ndërkombëtare.

Eurostat ka publikuar statistikën e përditësuar për vendet anëtare ku përfshihen edhe shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Të dhënat flasin për një humbje prej 400 milion eurosh vetëm në tremujorin e parë të këtij viti ku nuk përfshihet prilli dhe muaji maj ku masat kufizuese ishin edhe me te rrepta./Top Channel

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Shtator 2020

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton Komunën e Ferizajt. (Objekti i Komunës Ferizaj, ora 9:30)

- Në kuadër të Javës së sporti, Federata e Pingpongut në bashkëpunim me Departamentin e sportit të MKRS do të organizoj një aktivitet promovues për pingpongun në Pejë. (Sheshi Dukagjini në Pejë, ora 10:00)

 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton Mural Fest. (Muralet e qytetit në Ferizaj, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit fillon projektin e Drejtorisë së Shëndetësisë për Kujdesin Geriatrik me ç'rast kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Visar Shehu dhe drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj do të prononcohen për media. (Nisja do të bëhet nga objekti i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ora 10:00)

- Mbledhja e komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të shqyrtohet plani i punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:30)

 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi merr pjesë në ndarjen e certifikatave për të rinj të trajnuar për ndërmarrësi. (Qendra e Inovacionit në Ferizaj, ora 11:00)

- Zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare, Sokol Havolli dhe Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi mbajnë konferencën për media. (Auditoriumi i BQK-së, ora 11:30)

-  Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për mbrojtje nga dhuna në familje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)
 
 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi merr pjesë në aktivitet me misionin e OSBE-së. (Muzeu i Kosovës, ora 14:00)