28 Mars 2024

Të rinjtë e Mitrovicës dhe Tiranës planifikojnë projekte të përbashkëta

Mitrovicë, 12 prill - Kryetari i Komunës së Mitrovicës Bedri Hamza, bashkë me delegacionin nga Komuna e Mitrovicës u prit ngrohtësisht nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, z.Erion Veliaj.

Kryetari Hamza, pasi ka falënderuar për mikpritje homologun e tij, ka thënë se ndihet jashtëzakonisht mirë, në kryeqytetin i cili falë punës së z.Veliaj është shndërruar në një model edhe për kryeqendrat e mëdha rajonale dhe evropiane. Në anën tjetër z. Veliaj shprehu mirënjohjen dhe urimet më të mira për kryetarin Hamza, dhe u shpreh jashtëzakonisht i lumtur që tashmë edhe Mitrovica është pjesë e familjes së madhe të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon.

Ndër të tjera është diskutuar për koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta për të rinjtë e Tiranës dhe Mitrovicës në fushën e inovacionit, artit, kulturës si dhe rritjen e bashkëpunimit në mes të organizatave rinore të të dy qyteteve, pasi që Tirana është Kryeqyteti Evropian i Rinisë për vitin 2022, të rinjtë e Mitrovicës do të realizojnë projekte konkrete bashkë me të rinjtë e Tiranës.

Pas shkëmbimit të përvojave dhe ideve, të dy kryetarët u pajtuan për bashkëpunim institucional në fushën e digjitalizimit, inovacionit, ekonomisë, turizmit, administratës dhe arsimit, si dhe në zhvillimin e agro-turizimit dhe turizmit rajonal.




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)