23 Prill 2024

Tatimi në pronë, gjatë vitit 2010 janë mbledhur 13.4 milion euro

Prishtinë, 21 janar - Ministria e Ekonomisë dhe Financave (MEF) ka bërë të ditur se viti 2010 është viti më i suksesshëm në arkëtimin e të hyrave nga Tatimi në Pronë që nga momenti i aplikimit të këtij tatimi në Kosovë, ku Komunat kanë arritur të grumbullojnë më shumë se 13 milionë euro të hyra nga tatimit në pronë.

Në nivel të Kosovës, gjatë periudhës kohore Janar – Dhjetor 2010 sipas MEF-it janë grumbulluar 13,451,092 euro milionë euro, një rritje prej 18 për qind krahasuar me vitin 2009 dhe janë arkëtuar 88 për qind e shumës së faturuar për këtë vit e cila ishte në lartësi prej 15,329,900 euro. Rezultati i lartpërmendur tejkalon planifikimet e bëra për të hyra nga Tatimi në Pronë gjatë vitit 2010.

Sukses të mirë në grumbullimin e të hyrave nga Tatimi në Pronë kanë shënuar komunat si në vijim: Novobërda një ngritje prej 212%, Lipjani me 81%, Shtime me 77%, Vushtrria me 61%, Fushë Kosova me 58%, Malisheva me 55% etj.

Në këtë rritje të përgjithshme sipas njoftimit te MEF-it përjashtim bën komuna e Prishtinës, Hani i Elezit dhe Shtërpca të cilat këtë vit tatimor e kanë përmbyllur me rënie, respektivisht komuna e Prishtinës ka arkëtuar të hyra nga Tatimi në Pronë 3,776,196 euro ose 238,710 € më pak se sa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ose një rënie prej -6 %, komuna e Hanit të Elezit ka arkëtuar 54,229 € ose 11,308 € që në përqindje është  minus 17 %, ndërsa komuna e Shtërpcës ka arkëtuar 18,028 € ose 6,605 € më pak që në përqindje është minus 27 %.

"Departamenti i Tatimit në Pronë me prioritet është duke shqyrtuar dhe konsultuar të gjitha komunat e Kosovës lidhur me shpërndarjen e faturave për vitin tatimor 2011, këtë vit tatimor komunat janë ato të cilat do të bëjnë shpërndarjen e faturave dhe ato do të vendosin se në cilën formë të shpërndarjes do të shkojnë përmes PTK-ës apo përmes stafit të tyre komunal", thuhet në njoftim.

Deri më tani janë 19 komuna të cilat kanë konfirmuar që shpërndarjen e faturave do ta bëjnë përmes Postës, ndërsa përgatitjen dhe kalkulimin e faturave për këtë vit tatimor do ta bëjë Departamenti i Tatimit në Pronë në MEF.

Shpërndarja e faturave fillon nga fundi i muajit Janar dhe vazhdon deri në afatin ligjor të paraparë me nenin 14 Ligjin Nr. 03/L-204 për Tatimin në Pronën e paluajtshme. Afati për shpërndarje sipas ligjit është deri më 31.03.2011, kjo do të ndikonte drejtpërsëdrejti në rritjen e shkallës së arkëtimit.

Ky rezultat i të hyrave të realizuara është reflektim i përmirësimit të dukshëm në fushën e administrimit të Tatimit në Pronë në nivel lokal dhe i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave me Komunat e Kosovës .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)