19 Prill 2024

Taksa më e rëndë se ushtria për Serbinë

Ferizaj, 17 dhjetor - Promovimi i prodhimeve vendore ka vazhduar në qendrën tragtare Viva fresh store në Ferizaj, organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2018” me moto: Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po JU?

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare tê Bizneseve, tha se po vazhdojnë pa ndalur  me promovimin e prodhimeve vendore,  në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2018” me moto: Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po JU?

Ai kërkoi nga qytetarët që të konsumojnë edhe më shumë prodhime vendore.

Tash pas vendosjes së taksës është shënuar rritje ekonomike, e prodhimtarisë, punësimit e zhvillimit. Po ashtu ka rritje te shkëmbimeve tregtare me Shqiprinë.

"Taksa 100 për qind ndaj prodhimeve serbe  është  shumë më e rëndë për Serbinë sesa Ushtria e Kosovës. Kjo taksë i ka prek në palc jo vetëm bizneset serbe, por edhe tërë  shtetin serb", tha Agim Shahini.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tregoi se ekspozimi e promovimi i prodhimeve  vendore  ka vazhduar në rrjetin  e 57 marketeve Viva fresh dhe  është me rëndësi të madhe jo vetëm pêr prodhuesit, por edhe për konsumatorët e tregtarët.

Sipas tij  Viva është njëra ndër strehët më të mëdha të shitjes së prodhimeve vendore, e cili në marketet e saja ka mbi 20 mijë produktet e mbi 170 prodhuesve kosovar.

Ai i bëri thirrje qytetarëve  për konsumim të prodhimeve vendore. Vetëm duke konsumuar prodhime vendi zhvillohemi.

Erton Bega, drejtor i marketingut,  tha se kjo kompani i ka dhënë mbështetje të madhe prodhuesve vendës tash e 15 vjet ku edhe jemi zhvilluar bashkarisht. 30 për qind apo e1 /3 e shitjes në marketet tona është e prodhimeve vendore.

"Do të vie koha që edhe në shtëpitë tona të kemi tërsisht vetëm prodhime vendore", tha Bega.

Ai  falënderoi edhe AKB-në për nxitjen e promovimin e prodhimeve vendore tash 16 vjet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)