25 Prill 2024

Takimet pranverore tё FMN-sё dhe Bankёs Botёrore

Washington, 23 prill - Në kuadër të takimeve pranverore të FMN-së dhe Bankës Botërore, delegacioni kosovar, i kryesuar nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, ka zhvilluar me datën 22 prill edhe një sërë takimesh me zyrtar të lartë të Thesarit Amerikan, Departamentit të Shtetit, USAID-it, me Presidentin e OPIC-ut, si dhe me Kongresmen e Senator amerikan, ndër të cilët u veçua takimi me Kongresmen-in, Eliot Engel.

Është kjo hera e dytë që Republika e Kosovës pёrfaqёsohet nё takimet e FMN-sё dhe Bankёs Botёrore si anëtare me tё drejta tё plota. Takimet e përmendura më lart, përveç  informimit të duhur mbi zhvillimet më të fundit në Republikën e Kosovës, kishin si fokus qendror projektet e mëdha me interes nacional, përkushtimin për mirëmbajtjen e qëndrueshmërisë fiskale nga ana e Qeverisë së Kosovës, si dhe zhvillimin ekonomik të vendit, e në veçanti zhvillimin e sektorit Financiar.

Gjatë kësaj dite, Ministri i Ekonomisë dhe Financave ka diskutuar me Drejtoreshën Ekzekutive Amerikane të FMN-se, Meg Lundsager, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të FMN-së, mbi bashkëpunimin e mёtutjeshёm të Kosovёs dhe institucionit tё rёndёsishёm ndёrkombёtar, FMN-sё.

Ky bashkëpunim është zotuar të mbështetet edhe nga Thesari Amerikan dhe nga Shteti i Departamentit, gjatë takimeve të realizuara, po te njëjtën dite,  me Zëvendës Sekretarin e Shtetit Amerikan, Stuart Jones, Koordinatorin e Asistencës Amerikane në Evropë e Azi, Dan Rosenblum, USAID Zëvendës Administratorin e Asistencës për Evropë e Azi, Jonathan Hale, si dhe Zëvendës Sekretarin për Rajon, Christopher Smart.

Një takim i vecant u zhvillua edhe me përfaqësues te lobit shqiptare ne SHBA, si dhe një grup ekspertesh shqiptare te punësuar ne institucione Amerikane, me qëllim të koordinimit dhe shfrytëzimit sa më të mirë të ekspertizës së tyre për ta ndihmuar Kosovën.

Gjithashtu, në fund të ditës, delegacioni kosovar mori pjesë në një koktej të organizuar nga ambasada sllovene në Uashington, me  rastin e Dialogut Rajonal të politikave të nivelit të lart, si dhe takimin e Bordit mbikëqyrës mbi Qendrën e Ekselencës së Financave.

Delegacioni nё fjalё do tё qëndroj nё Uashington deri me datёn 25 prill, kur edhe bёhet përmbyllja e takimeve pranverore tё FMN-sё dhe BB-sё nё Uashington.




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)