26 Nëntor 2020

Statistikat e punësimit tregojnë gjendjen e rëndë të të rinjve në Kosovë

Prishtinë, 23 tetor - Në kuadër të javës Botërorë të Statistikave, e cila çdo 5 vjet më 20 tetor nga OKB njihet si Dita Botërore e Statistikave, që këtë vit shënohet nën moton “Lidhja e botës me të dhënat që mund t’i besojmë”, Kosovo Liberal Center ka vendosur që shënimin e kësaj jave ta bëjë përmes një videoanimacioni ku përmes statisitkave ri-akutalizohet situata e rëndë e të rinjëve në vend, papunësia e të cilëve vazhdon të jetë alarmuese.

Kosovo Liberal Center vlerëson se statistikat e punësimit tregojnë gjendjen e mjerueshme të të rinjve në Kosovë. Shkalla e papunësisë tek të rinjtë është 46.4%. Papunësia afatgjate e të rinjve (15-19), që kanë qenë të papunë për më shumë se 12 muaj është 39.8%.

Në tremujorin e parë të vitit 2020, 30.3% e të papunëve në Kosovë ishin të rinj (të moshës 15-24 vjeç). Shkalla e papunësisë tek rinia e gjinisë femërore është më e lartë (53.6 %) krahasuar me meshkujt (42.9%).

Statisitkat për vitin 2020 pritet të jenë më të larta, duke pas për bazë krizën që po e shkakton pandemia Covid-19.

Gjithashtu të rinjë joaktivë që nuk janë të punësuar, nuk ndjekin shkollën, as nuk trajnohen, d.m.th. janë krejtësisht të shkëputur nga tregu i punës dhe nuk marrin pjesë as në sistemin arsimor përbëjnë 29.0% të popullësisë së re në vend.

Cila është strategjia e Kosovës për zgjidhjen e problemit të punësimint në vend, në kohën e Ekonomisë Digjitale?

Në të gjithë botën në vitin 2019 vlera e shitjeve online ka qenë 1.53 trilion dollare. Gjithashtu 1.9 miliardë njerëz kanë kry aktivitete në e-commerce gjatë vitin 2019. Me këtë rritje të qarkullueshmërisë online rritet edhe vlera e marketingut online, shërbimeve online, rrjedhimisht rritet kërkesa e biznesve që të digjitalizohen plotësisht.

Si të qasemi në këtë treg miliardësh? Sipas Kosovo Liberal Center shteti i Kosovës duhet urgjentisht të marrë disa masa:

• Rritja për 100% e vlerës së bursave në drejtimet e shkencave kompjuterike, ndërmarrësisë dhe marketingut digjital.

• Ulja e taksave për shkollat e mesme profesionale si dhe kolegjet private qe e trajtojnë fushën e teknologjisë me prioritet në kurikulat e tyre;

• Promovimi i edukimit jo-formal për të rritur konkurueshmërinë e të rinjëve në tregun e punës;

• Digjitalizimi i gjithë sistemit;
• Lirim nga taksat për sipermarrësit e rinjë që fushëveprimtari e kanë biznesin online, shërbimet dhe teknologjinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Nëntor 2020

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston drejtorin e Departamentit të mjedisit dhe ujërave, Muhamet Malësiu dhe drejtorin e Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore Gani Berisha, nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti dhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi marrin pjesë në përurimin e kompletit te veprave të prof. Anton Çettës. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston Kryetarin i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)