19 Prill 2024

Standard and Poor’s ulë PBB e Kinës në 5 për qind për 2020

Pekin, 9 shkurt - Standard and Poor’s (S&P) ka ulur ndjeshëm Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) te Kinës në 5 % si vlerësim për 2020, krahasuar me parashikimin e mëparshëm prej 5.7%, për shkak të pasojave të rënda të epidemisë që ka përfshirë zonën e Wuhan nga Koronavirus.

“Impakti më i madh i Coronavirus do të regjistrohet në tremujorin e parë të këtij viti dhe rimëkëmbja e Kinës do të jetë më e fortë nga tremujori i tretë i këtij viti”-tha Shaun Roache, ekonomist në Apac pranë S&P.

Agjencia e vlerësimit rishikoi me rritja vitin e ardhshëm, sipas saj PBB-ja do të rritet 6.4%, krahasuar me vlerësimin e mëparshëm prej 5.6% për Kinën.

Prodhuesi automobil japonez Toyota sot njoftoi një vonesë të re një javore në rifillimin e prodhimit nga fabrikat e saj në Kinë, e pezulluar tani deri më 16 shkurt, për shkak të epidemisë së koronavirusit që po përhapet në të gjithë vendin.

“Ne kemi vendosur të ruajmë pezullimin e të gjitha fabrikave të Toyota në Kinë deri në 16 shkurt,” tha një zëdhënës i grupit për AFP.

Kina po shqyrton masa të mundshme për të lehtësuar goditjen e shkaktuar nga epidemia e koronavirusit që pritet të shkaktojë dëme të përkohshme në ekonomi. Pan Gongsheng, zëvendës guvernatori i Bankës Popullore të Kinës (PBOC) tha: “Epidemia koronavirus do të jetë e përkohshme dhe nuk do të ndikojë në përmirësimin afatgjatë të ekonomisë kineze”.

Analistët thonë se rritja e PBB-së kineze ka të ngjarë të ngadalësohet në 5% këtë vit për shkak të shpërthimit të virusit, me shumicën e efekteve të ndjera në tremujorin e parë. Më pas, rritja e PBB-së së vendit duhet të rikuperohet fuqimisht.

Qeveria kineze, ndërkohë, ka kërkuar nga bankat të ofrojnë kredi me norma më të ulët se 1.6% për kompanitë që ofrojnë mallra dhe shërbime.

Presidenti Xi Jinping pati një bisedë telefonike me Presidentin amerikan Donald Trump, “me kërkesë” të këtij të fundit, vuri në dukje media e Pekinit, duke u përqëndruar kryesisht në shfaqjen e koronavirusit në Wuhan.

Televizioni shtetëror CCTV raportoi se Xi përsëriti se Kina ka “besim të plotë dhe aftësi për të kapërcyer epideminë Coronavirus dhe se tendenca pozitive e ekonomisë në planin afatgjatë termi “mbetet e pandryshuar”.

Xi u kërkoi SH.B.A.-së “të përgjigjen në mënyrë të arsyeshme” ndaj urgjencës së shkaktuar nga epidemia e koronavirusit në Wuhan.

Sipas mediave zyrtare kineze, udhëheqësit ranë dakord për nevojën për të vazhduar zbatimin e fazës një të marrëveshjes tregtare të nënshkruar në Uashington në 15 janar, duke u zotuar të mbajnë kanale të hapura në frontin e komunikimit dhe bashkëpunimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)