24 Prill 2024

Sot zgjedhet kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës

Prishtinë, 16 korrik -  Sekretari i përgjithshëm i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka deklaruar se Kuvendi i Odës në mbledhjen e dytë të rregullt të konvokuar për sot do të shqyrtoj dhe aprovoj raportin e punës gjashtëmujore, plani e punës për periudhën korrik dhjetor 2010 dhe do të zgjedh kryetarin e Odës.

“Kuvendi dhe Këshilli Drejtues  së bashku me kryetarin e Odës janë organet kompetente për të udhëhequr Odën”, ka thënë Rukiqi.

Sipas tij, ata janë të vetmit të cilët mund të aprovojnë apo kontestojnë vendimet e marra dhe të kontestojnë legjitimitetin e organeve të OEK-ut.

“Në rastin konkret vendimet e Këshillit Drejtues mund të kontestohen apo vihen në pikëpyetje vetëm nga Kuvendi i Odës. Këtë të drejtë nuk ka asnjë individ dhe organ më i ultë se sa Kuvendi. Të drejtë për të kontestuar legjitimitetin e KD nuk kanë anëtarët e KD të cilët në mbledhjet ku janë aprovuar vendimet të cilave i kontestojnë kanë votuar për ato vendime”.

Në të njëjtën kohë dëshirojmë të informojmë opinionin se anëtarët e Odës të cilët kontestojnë legjitimitetin e organeve të caktuara të Odës këtë e bëjnë pasi që nga organet e Odës është vërtetuar se nuk i plotësojnë kushtet ligjore për të qenë në strukturat udhëheqëse të Odës, meqenëse kanë kryer dhe janë dënuar për vepra penale të cilat bien ngjesh me nenin 15. Pika 2 e Ligjit mbi Odën Ekonomike të Kosovës.

“Personat që zgjedhën, apo që emërohen në OEK, nuk mund të jenë ata ndaj të cilëve është duke u zhvilluar procedura për vepër penale, apo të cilët kanë qenë të dënuar për vepër penale, apo për ndonjë vepër të kriminalitetit ekonomik”.

Kjo dispozitë e Ligjit mbi OEK-un automatikisht pamundëson që anëtar të organeve të Odës të janë ata të cilët janë dënuar për vepra penale, ka thënë Rukiqi.

“Ne nuk dëshirojmë që të bëhëmi pjesë e shkeljes së ligjeve, pasi që gjithnjë jemi angazhuar për respektimin e plotë të ligjit dhe ligjshmërisë”, tha Rukiqi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)