29 Mars 2024

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë

Prishtinë, 20 tetor - Asociacioni  i  Gazetarëve  të  Kosovës  (AGK) në  bashkëpunim  me  agjencitë,  fondet,  programet  dhe entitete te OKB-së në Kosovë - Ekipin e OKB-së së Kosovës (UNKT), nën koordinimin e Zyrëse Koordinatores për Zhvillim sot do të mbajnë edicionin e 15-të të ceremonisë “Çmimi i  Gazetarëve  për Çrrënjosjen  e  Varfërisë”.  

Me këtë rast do  të shënojnë 17 Tetorin - Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë, e cila u caktua në bazë të Rezolutës së Kombeve të Bashkuara të miratuar më 22 dhjetor 1992 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.

Kjo ditë e rëndësishme e avokimit është një mundësi për tu njohur me luftën dhe vështirësitë e njerëzve që jetojnë në varfëri dhe një mundësi për të dëgjuar shqetësimet e tyre, si dhe të shqyrtohen masat sistematike që duhet ndërmarrë për të zhdukur varfërinë  njëherë  e përgjithmonë.

“Çmimi i Gazetarëve për Çrrënjosjen e Varfërisë” 2020 organizohet  nga Asociacioni  i  Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me Ekipin e Kombeve të Bashkuara në Kosovës -UNKT, financuar nga Zyra e Koordinatores për Zhvillim, UN WOMEN, UNDP, UNICEF, UNFPA dhe UN Volunteers.

Qëllimi i kësaj ceremonie është të promovojë dhe të rrisë debatin për çështjet dhe shkaqet e varfërisë dhe të ndikojë në mënyrë indirekte në zvogëlimin e varfërisë duke bërë presion te vendimmarrësit  për ndryshimin e politikave.

Njëkohësisht, iniciativa ka për qëllim të inkurajojë zgjidhje kreative për zbutjen e varfërisë duke caktuar prioritete konstruktive dhe duke iu drejtuar audiencës në mënyrë efikase.

Kjo nismë përfshinë gazetarët nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Për shkak të situatës me pandeminë COVID-19, në ceremoni do të marrin pjesë vetëm organizatorët relevant dhe mediet e interesuara të përcjellin ngjarjen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)