29 Mars 2024

Sot nis Forumi i Bizneseve të Diasporës

 Prishtinë, 27  maj - Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) ka bërë të ditur se sot do te hapet Forumi i Bizneseve të Diasporës.

Forumi dy-ditor do të mbledhë biznese të Diasporës, të huaja dhe të Kosovës në Prishtinë me qëllim të krijimit të lidhjeve dhe partneriteteve mes bizneseve, për të rritur eksportet dhe ndihmuar rritjen ekonomike të Kosovës.

Në ditën e parë të Forumit që fillon sot do të mbahen prezentime rreth investimeve të Diasporës dhe bizneseve të huaja, panel diskutimi me kryetarët e komunave përkatëse rreth investimeve të Diaspores në Komuna, dhe gjithashtu do të mbahen takime (B2B) ku do të takohen bizneset e Diasporës dhe të huaja me ato të Kosovës.

Në ditën e dytë të Forumit bizneset e Diasporës dhe të huaja do të vizitojnë biznese të ndryshme të Kosovës për të parë për së afërmi kapacitetet prodhuese të kompanive vendore.

Forumi i Bizneseve të Diasporës organizohet nga GERMIN, Degët Evropiane të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, dhe USAID Kosovo Compete Activity.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)