25 Prill 2024

Sot hapet forumi ekonomik i Davosit

Davos, 26 janar - Sot hapet në Davos të Zvicrës, Forumi i përvitshëm Ekonomik Botëror, në një klimë të pasigurt ekonomike, shqetësimeve për ndikimin në rritje të Kinës në politikë dhe biznes dhe ankthit evropian për krizën evropiane të borxheve.

Takimi që hapet sot është i pari pas krizës, thotë themeluesi i këtij forumi dhe kreu ekzekutiv Klaus Shuab.

“Kemi shmangur pjesën më të rëndë të krizës por nuk kemi filluar ende të ndërtojmë të ardhmen tonë. Davosi është forumi i duhur për t’i hedhur një vështrim realitetit të ri dhe se si mund të ndërtojmë të ardhmen tonë”, thotë ai.

Pavarësisht nga pasiguritë për ekonominë, organizatorët e takimit vjetor 5 ditor ku do të marrin pjesë 2 mijë e 500 udhëheqës politikë dhe të biznesit nga 26 deri në 30 janar janë optimistë se debatet, diskutimet dhe shkëmbimet e ideve mund të ofrojnë një kuadër pas tre vjetësh trazirash globale financiare dhe ekonomike.

“Mendoj se ky takim duhet të shikojë një realitet të ri që mbështetet tek zhvendosja e pushtetit gjeopolitik nga veriu në jug, nga perëndimi në lindje dhe mendoj se kjo është e reflektuar në pjesëmarrjen e këtij forumi, politikisht dhe ekonomikisht”.

Në listën e udhëheqësve që marrin pjesë në takim janë Presidenti Felipe Kalderon i Meksikës, Kryeministri britanik David Kameron, Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti francez Nikola Sarkozi, të gjithë pjesë e grupit të 20 vendeve më të zhvilluara.

Presidenti rus Dmitri Medvedev ka shtyrë nisjen për në Zvicër pas sulmit në aeroportin e Moskës që shkaktoi vdekjen e të paktën 31 personave.  Megjithatë ai do të mbajë fjalimin hapës nesër në mbrëmje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)