20 Prill 2024

Sot behët kyçja e gypit të ri të ujësjellësit në rrugën Fehmi Agani

Prishtinë, 23 maj - Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se pas investimeve të bëra në rrjetin e ujësjellësit, kanalizimit fekal dhe atmosferik në rrugën “Fehmi Agani”, është koha për kyçjen e gypit të ri në sistem të ujësjellësit.

Si rrjedhojë Komuna ka njoftuar se sot do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë për këtë lagje në intervalin kohor 08:00 – 16:00.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)