18 Prill 2024

Sllovenia përkrah Kosovën në aspektin ekonomik dhe politik

Prishtinë, 9 qershor - Ministri i Jashtëm i Sllovenisë Samuel Zhbogar në viztën që po i bën vendit tonë ka thënë se shteti i tij do ta mbështet Kosovën si në aspektin politik ashtu edhe ekonomik.

Ai gjithashtu ka thënë se bisedimet teknike mes Prishtinës dhe Beogradit janë në interes të të dyja vendeve. Bisedimet teknike Kosovë-Serbi ika konfirmuar edhe ministri i jashtëm Skënder Hyseni. Ai ka thënë se asnjëherë Kosova dhe Serbia nuk do të flasin më për statusin.

Safet Gerxhaliu në takimin që ka pas me ministrin slloven ka thënë se: "Ne nuk do të harrojmë kurrë rreshtimin e vendit slloven në anën e Kosovës në kohë kur këtij vendi i kërcënohej rreziku i zhdukjes nga faqja e dheut".

Lidhjet e veçanta mes dy vendeve tona janë dëshmuar edhe pas luftës dhe sot, Sllovenia sipas Gerxhaliut është investitori më i madh i jashtëm në Kosovë.

"Tani ka ardhur koha për fazën e re të bashkëpunimit tone ekonomik për kooperim më të lartë në fushën e prodhimit dhe përdorimit e teknologjive bashkëkohore. Pra, ka ardhur koha që të ngrihemi mbi tregtinë e thjesht  dhe të fillojmë projekte të përbashkëta ku do të gjejnë vend – nga njëra anë - interesi slloven për tregjet tradicionale sikurse ai i Kosovës dhe – në anën tjetër – interesi i Kosovës që t’i afirmoj përparësitë e veta komparative", ka theksuar ai.

Oda Ekonomike e Kosovës sipas tij përkrahë fuqishëm këtë lloj bashkëpunimi mes vendeve tona. Kosova aspiron fuqishëm të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.

Gerxhaliu ka deklaruar se një nga mënyrat për tu legjitimuar për këtë status është të bëhemi partner i denjë ekonomik i një anëtari të BE-së sikurse është Sllovenia.

"Oda Ekonomike e Kosovës është thellësisht e bindur se nga një bashkëpunim i tillë i ardhshëm në mund të fillojmë që tani të planifikojmë edhe daljen e përbashkët në tregje të treta – gjë që sipas vizionit tonë do të përbënte kulmin e bashkëpunimit tonë ekonomik dhe kurorën e marrëdhënieve tona të shkëlqyera politike."

Nderkaq Ministri i Jashtëm i Sllovenisë gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë është takuar me homologun tij kosovar Skënder Hyseni. Të dy diplomatët janë pajtuar që marrëdhëniet mes të dyja vendeve janë në nivel të lartë. Ministri Slloven në Prishtinë, ka konfirmuar edhe një herë se shteti i tij do të jetë në përkrahje të shtetit të Kosovës.

Temë boshte e dy diplomatëve ishte relaksimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe me vendet e tjera fqinje. Diplomati slloven në këtë rast përmendi marrëdhëniet e mira që Sllovenia ka tashmë me Kroacinë dhe tha se raporte të këtilla pret edhe mes Prishtinës dhe Beogradit. Zhgobar mendon pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë duhet edhe të relaksohen marrëdhëniet Kosovë Serbi e sidomos tha sipas tij duhet të ketë bisedime praktike.

“Nëse bisedimet midis Serbisë dhe Kosovës fillojnë dhe si ato do të fillojnë kjo varet nga Serbia dhe Kosova. Duhet të jetë një marrëveshje midis të dyja vendeve që të fillojnë bisedimet dhe kjo varet nga ato për format apo mënyrat se si do të bisedojnë. Askush nga jashtë nuk mund të provoj të ketë ndikim në këtë çështje për të shkuar në bisedime. Kjo duhet të jetë një interes i përbashkët, tha Zhgobar.

Ndërsa ministri i Jashtëm i Kosovës Skënder Hyseni tha se Kosova dhe Sllovenia janë dy vende që kanë marrëdhënie shumë të mira. Hyseni gjithashtu përsëriti qëndrimin se Kosova dëshiron të ketë raporte të mira me të gjitha vendet e rajonit, edhe me Serbinë. Edhe ministri Hyseni konfirmoi se do të ketë bisedime me Beogradin për çështje praktike, por në asnjë mënyrë bisedime për statusin apo siç tha ai ndarjen të Kosovës.

“Sa i përket Kosovës do të ketë dhe ne jemi të gatshëm. Nëse ka të bëjë me bisedat që lidhen me statusin e Kosovës ose me disa skenarë të përfolur për ndarje të Kosovës, biseda të tilla nuk do të ketë asnjëherë. Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe do të mbetet i tillë dhe asnjëherë nuk do të bisedojë me askënd për sovranitetin e saj”, tha Hyseni.

Ministri i jashtëm i Sllovenisë Zhbogar është takuar edhe me kryeministrin Hashim Thaçi, por takimi ishte i mbyllur për gazetarë. Ministri slloven është takuar edhe me përfaqësues të Odës Ekonomike dhe ka pasur edhe takime tjera me karakter ekonomik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)