25 Prill 2024

Slloveni, paga bruto 1.634 euro

Lubjanë, 18 janar - Paga mesatare bruto në Slloveni gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar ka arritur në 1.634 euro, një rritje prej 9.9 për qind më shumë se muaji tetor.

Rritja e rrogës është si pasojë e pagesave të jashtëzakonshme të rrogës së 13-të dhe shtesave të tjera për festat e fundvitit. Rroga mujore mesatare gjatë muajit nëntor ka qenë 1.041 euro.

Enti Shtetëror i Statistikave bëri të ditur se edhe po të mos ishin paguar mjetet shtesë, rroga bruto gjithsesi do të ishte 1.507 euro.

Sllovenia është njëri ndër vendet më të zhvilluara të Evropës Juglindore dhe që po ecën në rrugën e zhvillimit ekonomik, pas krizës ekonomike, që pati prekur edhe këtë vend. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)