12 Gusht 2020

Situata ekonomike evropiane mbetet delikate

Madrid, 19 qershor - Shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar Domenik Starus Kahn u takua të premten me udhëheqësit spanjollë.

Ka patur mjaft spekullime se Spanja do t'i kërkojë FMN-së dhe BE-së një paketë ndihme financiare të ngjashme me atë të Greqisë

Duke folur gjatë një konference për shtyp me zotin Strauss-Khan, kryeministri spanjoll Hose Luis Rodriguez Zapatero tha se vendi i tij kishte treguar angazhim për të kryer të gjitha reformat e nevojshme për të zvogëluar borxhin e madh vendas.

Shefi i FMN-së tha se Madridi ishte duke marrë masat e duhura për rimëkëmbjen ekonomike.

Kryeministri spanjoll i ka hedhur poshtë zërat se mund të kërkojë ndihmë dhe ka thënë se ekonomia spanjolle ishte solide dhe e qëndrueshme.

Gjatë një samiti këtë javë në Bruksel, udhëheqësit e Bashkimit Evropian vendosën të publikojnë rezultatet e një testi që tregon se si bankat do të përballonin goditjet financiare.

Në përpjekje për të shmangur krizat e ardhshme, ata gjithashtu u pajtuan që të rrisin bashkëpunimin ekonomik dhe të imponojnë sanksione më të ashpra ndaj vendeve që shkelin rregullat buxhetore.

Ky, tha presidenti i Këshillin Evropian, Hermann van Rompuy është një ndryshim i mirëseardhur. Pas disa muajsh shqetësimesh, ky ishte samiti i parë normal i BE-së.

"Agjenda jonë ende dominohet nga kriza financiare, ajo ekonomike, kriza monetare në një formë, problemet nuk kanë përfunduar, por ne tani treguam përcaktimin tonë të fortë politik për të ruajtur stabilitetin e euros", tha z.Rompoy.

Me borxhet publike në Evropë, liderët e BE-së shtruan plane për zgjidhje afatgjata - mbikqyrje më të afërt të buxheteve kombëtare dhe ndëshkime më të ashpëra për vendet që nuk i binden këtyre rregullave.

Dhe ata hodhën poshtë njoftimet se Spanja, ekonomia e pestë më e madhe në eurozonë, kishte nevojë për paketë shpëtimi. Kryeministri spanjoll tha se transparenca është mënyra e vetme për të luftuar shqetësimet dhe ato që ai i quajti spekulime.

Spanja tha se së shpejti do të bënte publike rezultatet e testeve që tregojnë se si bankat do të reagonin në rast të goditjes së papritur financiare.

Tani me tejkalimin e ngurrimit të Gjermanisë, të gjitha vendet thanë se do ta bëjnë të njejtën deri në fund të korrikut. Është një hap i pashembullt, me të cilin liderët evropiane shpresojnë se do të rikthejnë besimin e tregjeve në euron e goditur.

Të nxitur nga Franca dhe Gjermania, udhëheqësit e BE-së janë pajtuar gjithashtu të imponojnë vendosjen e një takse në bankat e tyre për të ndihmuar pagesat për çfarëdo krize të ardhshme.

Por ata e dinë se në samitin e ardhshëm të G20-tës, do të kenë punë të vështirë për të bindur të gjithë partenerët, si Japoninë dhe Kanadën, të ndjekin shembullin e njejtë.

Islanda ka marrë dritën jeshile për të filluar bisedimet e anëtarësimit me BE-në, ndërsa Estonia për të miratuar përdorimin e euros nga Janari.

Ky është një sinjal, që pavarësisht problemeve aktuale, Bashkimi Evropian dhe valuta e tij e përbashkët mbesin alternativë tërheqëse. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 Gusht 2020 - Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi pret një grup të të rinjve. (Objekti i MKRS-së, ora 9:30)   

-  Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë miraton listën e dëshmitarëve dhe përzgjedh listën e ekspertëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Grupi “Vullnetarët/Volunteers #COVID-19” së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, Ministrën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe akterë të tjerë lanson Fushatën “Së bashku kundër #COVID-19”. (Sheshi “Skenderbeu” në Prishtinë, ora 10:00)   

 Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes diskuton lidhur me situatën e Sigurisë në Republikën e Kosovës si dhe shqyrton raportin për përzgjedhjen e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri pret në takim përfaqësuesit e Oranizatave Jo Qeveritare. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00 - vetem pamje)

- Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj raporton para  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton lidhur me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)
 
- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri pret në takim përfaqësuesit e Oranizatave Jo Qeveritare do të ketë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:30)
 
- Mbahet ceremonia e zbulimit te punimit “I love Kosova” nga Ministrja Vlora Dumoshi dhe Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari. (Sheshi “Adem Jashari”, Skenderaj, ora 11:50)
 
- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi zhvillon një vizitë në ndërmarrjen sociale “Pastiçeria Snap cake” në kuadër të projektit ‘Praktika në Punë” i mbështetur nga Departamenti i Rinisë MKRS. (Skenderaj, ora 12:00)   

 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën shqyrtohet propozimi i deputetit Haxhi Avdyli, mbështetur edhe nga 41 deputetë tjerë nënshkrues, për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit,  mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet të hidrocentraleve në Republikën e Kosovës dhe Çeshtje tjera . (Në platformën ZOOM 5.0. ora 14:00)