29 Mars 2024

Sindikata e Pavarur e Doganës kërkon zbatimin e Ligjit të Pagave

Prishtinë, 12 dhjetor - Bazuar në mandatin sindikal, edhe Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës përkrah çdo ligj të favorshëm dhe i cili ndikon drejtpërdrejtë në ngritjen dhe ruajtjen e mirëqenies sociale të punonjësve.

Referuar ligjit në fjalë Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës - SPDK konsideron se ligji i pagave i sponsorizuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe votuar nga shumica e deputeteve të Parlamentit të Republikës së Kosovës gëzon  përkrahjen e shumicës së të punësuarve në institucionet Republikës së Kosovës.

Andaj mbi bazën e kësaj Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës përkrah dhe kërkon zbatimin e Ligjit të Pagave ashtu siç është, pasi që i njëjti mund të plotësohet nëse janë bërë lëshime teknike gjatë procesit.

Çdo devijim nga moszbatim i “Ligjit për Paga” për Sindikatën e Pavarur të Doganës së Kosovës do të jetë i pa pranueshëm.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)