19 Prill 2024

Sindikata e "Feronikelit" dhuron 2 mijë euro për familjen Abazi

Gjilan, 27 dhjetor - Sindikata e Pavarur e Punëtorëve kompanisë “Feronikeli” ka mbledhur 2 mijë euro si donacion për familjen Abazi, e cila nga tërmeti i Shqipërisë, humbi dy djemtë e saj, Isën e Shemsedinin.

Kryetari Lutfi Haziri ka pritur në takim kryetarin e kësaj Sindikate, Fehmi Nika dhe bashkëpunëtorët, të cilët i ka falënderuar për donacionin, duke shtuar se është krenar me solidaritetin e jashtëzakonshëm qytetar ndaj familjes Abazi, sikurse edhe ndaj familjeve tjera të prekura nga tërmeti.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të “Feronikelit”, Fehmi Nika, në emër të punëtorëve, i ka shprehur ngushëllime krytarit Haziri, familjes Abazi dhe qytetarëve të Gjilanit, për humbjen e dy jetëve.

Ai tha se paratë do të derdhen në llogarinë zyrtare të Komunës, e cila është hapur pas mbrëmjes humanitare “Pak nga ne, shumë për ata IV”, e mbajtur të shtunën. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)