29 Mars 2024

Shteti nuk po e vret mendjen për gjendjen alarmante të punëtorëve

Prishtinë, 24 prill - Partia Socialdemokrate (PSD) vlerëson se rasti tragjik ne Mitrovicë, ku punëtori 27 vjeçar Visar Behrami, humbi jetën në vendin e punës, tregon edhe njëherë se punëtorët në Kosovë trajtohen në mënyrë skandaloze dhe se nuk kanë fare siguri në punë.

"Pushteti qendror, në shumë raste edhe ai lokal, nuk po e vret mendjen për këtë gjendje alarmante, teksa raste të tilla po bëhen të zakonshme."

"Punëtorët pa kontrata pune, pa siguri në punë, me paga të pamjaftueshme për nevojat bazike e të cilët punojnë me orar të tejzgjatur, nuk kanë kurrfarë përkujdesje e mbrojtje nga shteti", thekson PSD.

Në anën tjetër sipas PSD-së janë institucionet lokale e qendrore që mbyllin sytë para të fortëve të cilët tolerohen të shkelin ligjet dhe të shfrytëzojnë punëtorët në funksion të kapitalit të tyre financiar.

"Rasti në Mitrovicë është fatkeqësisht dëshmi e kësaj. Është shembull i papërgjegjësisë së qeverisjes lokale, e cila po lejonte ndërtim pa leje midis qytetit, nën rrënojat e të cilit gjeti vdekjen një punëtor."

"Është po ashtu pasqyrim i nevojës që të rritet numri i inspektorëve, për t’u bërë prioritet siguria e mirëqenia e punëtorit dhe për t’u vendosur rend e rregull në ndërtim", thekson PSD.

Njekohësisht PSD kërkon që organet përgjegjëse t’i vendosin para ligjit dhe të dënojnë përgjegjësit e kësaj fatkeqësie.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)