19 Prill 2024

Shtërpcë. Hapen dy shkolla fillore të financuara nga BE-ja

Prishtinë, 3 mars - Dy shkolla fillore u përuruan sot nga Zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian në fshatrat e Brodit dhe Sevcës në komunën e Shtërpcës. Bashkimi Evropian ka investuar më shumë se gjysmë milion euro për të rinovuar dhe zgjeruar shkollën e Brodit dhe për të ndërtuar tërsisht shkollën e Sevcës. 


Këto projekte të shkollave janë shprehje e përkushtimit të BE-së për të ndihmuar të gjitha komunitetet në Kosovë dhe për të përkrahur udhëheqësinë e sapozgjedhur komunale të Shtërpcës për të ofruar shërbime të mira për qytetarët e saj. 


Kjartan Björnsson, shef i Operacioneve pohoi: “BE-ja do të vazhdojë të investojë fonde për shkollim, banim, rrugë dhe ndërtesa komunale për të përmirësuar kushtet e jetesës dhe për t'i ndihmuar Kosovës që të përparojë në rrugën e saj drejt Evropës – po ashtu edhe në nivelin komunal.”


Shkolla fillore në Brod do t’u shërbejë më shumë se 150 nxënësëve dhe parashkollorëve. Shkolla është rinovuar me tri klasë të reja, një kënd për shumë përdorime, zgjerimin e katit përdhesë dhe rrethojen përqark oborrit të shkollës. 


Shkolla e re e Sevcës, me më shumë se 230 nxënës, është e ndërtuar në tre kate me katër klasë, një kënd për shumë përdorime dhe laborator, një bibliotekë, zyren e drejtorit, sallën e arsimtarëve dhe hapësira të tjera, po ashtu e rrethuar me një rrethojë të re. 


Ky projekt është pjesë e një programi prej € 15 milionë që synon të përmirësojë infrastrukturën ekonomike dhe sociale për qytetarët në një numër të komunave të Kosovës. 


Që prej vitit 2003, Zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian ka ndarë mbi €80 milionë  për të realizuar projekte të infrastrukturës komunale nëpër Kosovë. BE-ja ka ndërtuar shkolla, qendra kulturore e sportive, qendra shëndetësore, sisteme të ujësjellësit dhe ujërave të zeza dhe rrugë lokale, duke kontribuar në përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë qytetarët e Kosovës. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)