18 Prill 2024

Shqipëria midis vendeve më tërheqëse për investimet

SHBA, 29 qershor - Shqipëria renditet midis vendeve më atraktive në botë në tërheqjen e investitorëve të huaj. Televizioni i njohur amerikan CNBC i bëri jehonë pak ditë më parë, studimit vjetor të një prej kompanive më të njohura të konsulencës ekonomike në botë, "A.T. Kearney" mbi mundësitë e investimeve dhe tregjet në fushën e biznesit.

Studimi llogarit indeksin global të zhvillimit të këtyre tregjeve (GRDI), duke përdorur 25 tregues makroekonomikë dhe ekonomikë. Shqipëria hyn për herë të parë në hartën e këtij studimi, me performancën e saj ekonomike dhe menjëherë renditet mes 30 vendeve të para, duke zënë pozicionin e 12-të me GRDI 51.1.

Në bazë të renditjes, Shqipëria kalon vende si Turqia, Rumania, Bullgaria, Bosnja në një klasifikim ku vendet e para mbahen nga tregje gjigandë si Kina, India, Brazili, etj. Ajo renditet në këtë vend për nga rezultatet e arritura përsa i përket lehtësisë së hyrjes në tregjet e saj dhe të bërit biznes, tërheqja si treg i ri dhe i garantuar dhe risku i ulët e të bërit biznes.

Studimi konstaton se Shqipëria është një treg i vogël me një këndvështrim shumë pozitiv për biznesin dhe një treg i ri akoma i pashfrytëzuar. "Rritja e GDP në Shqipëri parashikohet të vazhdojë me ritme të shpejta dhe në 2014 GDP reale pritet të rritet me 30%, gjë që e bën këtë vend të konsiderohet shumë pozitivisht dhe në perspektivë", thuhet në studim.

Sipas këtij studimi, Rusia ka zbritur nga vendi i 2-të në atë të 10-të, duke hapur rrugë për vendet e Evropës Lindore. Ndërkohë vendet e Ballkanit janë ngjitur shumë në klasifikim. Ato kryesohen nga Shqipëria, pasuar nga Bosnje-Hercegovina, e renditur në vendin e 29-të me GRDI 39.1, Bullgaria e 19-ta me GRDI 46.5 dhe Maqedonia e 20-ta me GRDI me 45.6. Studimi vëren se edhe pse janë vende të vogla, vendet ballkanike kanë patur një zhvillim ekonomik të përshpejtuar në sajë të reformave ekonomike.

"Një pjesë e mirë e dyqaneve të biznesit me shumicë dhe pakicë janë shtrirë në këto vende dhe nga intervistat e Drejtorëve Ekzekutivë të kompanive të mëdha, ato rezultojnë të mos jenë thjesht një mundësi dhe një vend i pëlqyeshëm për investimet e tyre, por tashmë kanë hyrë në hartat e investimeve të tyre si një domosdoshmëri", vëren studimi.

Ky studim tërësor global konfirmohet edhe një herë nga një studim tjetër i kryer nga Dhoma Gjermane e Tregtisë me Vendet e Huaja, që bazohet në qëndrimin e investitorëve gjermanë që kanë investuar jashtë Gjermanisë.

Të pyetur nëse do të investonin përsëri në vendet ku ata janë prezentë, përgjigja për Shqipërinë është 86% po, një tregues ky ndër më të lartët në rajon dhe për ekonomitë në zhvillim. Ky tregues është më i lartë se në vende si Rumania me 81%, Hungaria me 80%, Çekia me 79 % dhe Letonia me 81%,
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)