20 Prill 2024

Shqipëri, Bizneset e vogla dominojnë ekonominë

Tiranë, 11 janar - Bizneset në Shqipëri dominohen nga ndërmarrje që nuk kanë të punësuar më shumë se 4 vetë. Këtë shifër e konfirmon një studim i INSTAT mbi strukturën e ndërmarrjeve që operojnë në vendin tonë, duke futur privatin, shtetërorin, vendase dhe të huaja.

Dominimi i tyre në treg shkon deri në 92 për qind dhe kanë krijuar një xhiro vjetore që e kapërcen shifrën e 200 miliardë lekëve. Kjo është panorama e shkurtër mbi strukturën e biznesit shqiptar, i cili edhe pse në kohën e krizës ekonomike ka mundur të mbijetojë, duke rritur madje edhe kapacitetin investues.

Të dhënat i referohen vitit 2009, periudhë e analizuar nga INSTAT mbi bazën e anketës, për të parë nga afër karakteristikat e ndërmarrjeve në Shqipëri. Sipas anketës, ndërmarrjet në vendin tonë mundën të krijon një xhiro vjetore të 2009, në nivelin e rreth 11 miliardë dollarëve, ose me një rritje prej 6.2 për qind, krahasuar me vitin 2008. Nga anketa del se prodhuesit e të mirave dhe shërbimeve kanë të njëjtën rritje prej 6.2 për qind gjatë të njëjtës periudhë.

Investimet janë realizuar 93.6 miliardë lekë në 2009, nga 89.3 miliardë lekë në vitin 2008 duke pësuar një rritje prej 5.2 për qind. Shifra e afarizmit mesatare për të punësuar gjithsej është rritur me 1.1 për qind nga viti 2008 në vitin 2009, kurse numri gjithsej i të punësuarve paraqitet me rritje 5.1 për qind.

Këto të dhëna i referohen pikërisht periudhës kur vendi pati rritjen më të ulët ekonomike, rreth 3 për qind, ndërsa në 2010, siç dëshmon INSTAT pati një përmirësim, duke arritur si tremujor me zhvillimin afër 5 për qind.

Duke u ndalur te karakteristikat e ndërmarrjeve në vendin tonë, në vitin 2009, kanë qenë aktive rreth 73.7 mijë ndërmarrje (nga 125 mijë që janë në total). Në to janë 251.7 mijë të punësuar, ku 45 për qind e tyre kanë punuar në 1,485 ndërmarrjet me 20 e më shumë të punësuar. Sipas INSTAT-it, këto ndërmarrje kanë realizuar gjithashtu 58 për qind të shifrës së afarizmit dhe 66 për qind të investimeve. Ky grup ndërmarrjesh vazhdon të dominojë më shumë në industri dhe ndërtim, thuhet në raportin e publikuar ditët e fundit.

Bizneset që operojnë në fushën e shërbimeve kanë realizuar rreth 62 për qind të vlerës së xhiros vjetore, duke zënë 55 për qind të të punësuarve. Sa i takon ndërmarrjeve prodhuese, ato zënë 16 për qind të numrit të ndërmarrjeve dhe kanë realizuar 49 për qind të investimeve.

Gjithnjë sipas INSTAT, gjatë vitit 2009 ndërmarrjet aktive në sektorin e tregtisë zënë 48.4 për qind, kurse shifra e afarizmit nga ky sektor përbën 46.7 për qind të shifrës së afarizmit nga të gjithë prodhuesit në treg. Përfaqësim të lartë në punësim ka aktiviteti i industrisë me 77.6 mijë të punësuar ose 30.8 për qind.

Ndërmarrjet në pronësi shtetërore kanë ende ndikim në ekonomi. Ndërmarrjet me pronësi shtetërore kanë 10.1 për qind të të punësuarve. Ato realizuan 3.4 për qind të shifrës së afarizmit. Ato janë më dominues në sektorët e industrisë dhe të transportit e komunikacionit, me 61.7 dhe 18.9 për qind të shifrës së afarizmit (xhiros).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)