19 Prill 2024

Shpërndahen 330 certifikata për zyrtarë të prokurimit publik

 Prishtinë, 29 janar - Nën organizimin e Institutit të Kosovës për Administratë Publike, KRPP-së dhe USAID-it, është mbajtur ceremonia e shpërndarjes së certifikatave  të Avancuara Profesionale për Prokurim  Publik për 330 zyrtarë të prokurimit publik.

Ky program u realizua në  bashkëpunim  të ngushtë të Institutit  të Kosovës për Administratë Publike, KRPP-së dhe të projektit të USAID-it të titulluar “Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse” (TEAM).

Në ceremoninë e rastit, pos zyrtarëve pjesëmarrës të trajnimit, përfaqësuesve të IKAP-it dhe USAID-it, ishte i pranishëm edhe zëvendësministri Hajredin Hyseni, i cili në fjalën e rastit, mes tjerash, vlerësoi suksesin e arritur, me  programin e trajnimit për prokurorim publik , një program i avancuar që e bën profesionalizmin e zyrtarëve me kopatibil me nevojat zhvillimore të shoqërisë sonë.  

Ne, theksoi Hyseni,  vlerësojmë lartë këtë progres të arritur, në rrethanat kur vendi ynë aspiron integrimet evropiane dhe ato në organizatat ndërkombëtare.

Në këtë drejtim, tha Hyseni,  dua t’i përgëzoj IKAP-in, KRPP-në dhe partnerin USAIDin për projektin: “Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse (TEAM)”, që me sukses kanë realizuar një trajnim  voluminoz në të cilin kanë marrë pjesë më shumë se 330 pjesëmarrës nga afër 184 njësi të administratës publike, duke filluar nga ministritë, agjencitë ekzekutive, agjencitë e pavarura, komunat, kompanitë publike, gjyqësori dhe njësitë rajonale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)