24 Prill 2024

Shoqata e Kontabilistëve dhe Auditorëve shënon 20 vjetorin e themelimit

Prishtinë, 23 mars - Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK) organizon sot ceremoninë e shënimit të 20 vjetorit të themelimit.

Pjesëmarrës të ceremonisë do të jenë dhe personalitete nga institucionet e larta shtetërore vendore dhe atyre ndërkombëtare si dhe bashkëpunëtorë.

Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK) është organizata e parë profesionale e themeluar në vitin 2001, me qëllim të zbatimit dhe promovimit të standardeve ndërkombëtare dhe praktikave më të mira për profesionin që kontribuojnë në zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe në të mirë të interesit publik.

ShKÇAK përfaqëson rreth 8,000 profesionistë, të cilët janë të angazhuar në sektorë të ndryshëm, në institucione kyçe të Republikës së Kosovës, në biznese dhe firma të kontabilitetit dhe auditimit.

Në hap me zhvillimin e standardeve ndërkombëtare të raportimit financiar dhe të auditimit, Shoqata ka zhvilluar programet çertifikuese në fushën e kontabilitetit dhe auditimit për sektorin privat dhe publik në pajtueshmëri me standardet ndërkombëtare të edukimit. Shoqata po ashtu ka zhvilluar programe në fusha specifike si në menaxhimin e financave publike, auditim të brendshëm, ashtu edhe në lëmin e insolvencës, forenzikës financiare dhe tatimeve.

Bashkëpunimi me institucionet vendore publike, në partneritet të vazhdueshëm dhe përkushtim ndaj interesit publik është prioritet i lartë për ShKÇAK, duke luajtur rol kyç në ngritjen e kapaciteteve profesionale përmes programeve të çertifikimit për Zyrën Kombëtare të Auditimit, trajnim në menaxhimin e financave publike me institucionet qendrore dhe lokale ShKÇAK ka luajtur një rol kyç në koordinim në mes të donatorët në zhvillimin e iniciativave dhe programeve me qëllim të përmirësimit të mjedisit të raportimit financiar në Kosovë.

ShKÇAK duke pambushur të gjitha standardet dhe kërkesat e një organizate profesionale ka arritur të anëtarësohet në Federatat globale të profesionit.

ShKÇAK është e vetmja shoqatë profesionale e Kontabilitetit dhe Auditimit në Kosovë që është anëtare e  Federatës Ndërkombëtare të Kontabilistëve (FNK) që nga viti 2003, Federatës Mesdhetare të Kontabilistëve (FCM) që nga viti 2006 dhe Federatës Evropiane të Kontabilistëve dhe Auditorëve për NVM (EFAA) që nga viti 2016 , përmes së cilave Shoqata përfaqëson zërin e profesionistëve të Republikës së Kosovës dhe luan rol aktiv në zhvillimet globale të profesionit.

Zgjerimi i bashkëpunimit dhe njohjeve reciproke me shoqatat profesionale globale është një pikë e rëndësishme strategjike që tregon baraspeshën dhe vlerat e edukimit profesional në ShKÇAK.

Programet Çertifikuese të ShKÇAK tashmë e sa vite janë të njohura ndërkombëtarisht nga organizatat më me renome në botë. Shoqata ka njohje reciproke të thirrjeve me Shoqatën e Kontabilistëve të Çertifikuar të Britanisë së Madhe (ACCA), Shoqatën e Teknikëve të Kontabilitetit nga Britania e Madhe (AAT), Institutin e Licencuar për Financa Publike, Kontabilitet dhe Auditim (CIPFA) dhe Instituti i Kontabilistëve dhe Auditorëve të Australisë (IPA).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)