26 Prill 2024

Shkelzen Lluka emërohet drejtor menaxhues i AKP-së. 

Prishtinë, 27 janar - Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit përfundoi mbledhjen e rregullt të radhës, në të cilën u diskutua për një numër të çështjeve të ndërlidhura me mbarëvajtjen e procesit të punës së kësaj agjencie.

Në vazhdën e implementimit të strategjisë për përshpejtimin e ndarjes së 20 për qindëshit, Bordi i Drejtorëve miratoi listat e punëtorëve për katërmbëdhjetë (14) ndërmarrje shoqërore.

Bordi shprehu përkushtimin që të vazhdojë sa më shpejt që është e mundur kjo formë e shpërndarjes së 20 %-it edhe për punëtorët e ndërmarrjet tjera shoqërore, listat finale të të cilave janë aprovuar më parë nga ana e Bordit të Drejtorëve të AKP-së.

Bordi aprovoi transaksionet e shitjes përmes Valës 47 të privatizimit, si dhe aprovoi valën e ardhshme të privatizimit, Vala 48, e cila do të mbahet me datë 28 shkurt, 2011 dhe përmes saj do të privatizohen 12 ndërmarrje shoqërore.

Pas përfundimit të suksesshëm të procedurës së hapur, konkurruese dhe transparente, të përcaktuar në bazë të Ligjit mbi Shërbimin Civil dhe Udhëzimit Administrativ të Ministrisë së Shërbimeve Publike mbi procedurat e rekrutimit, drejtorët e Bordit intervistuan kandidatët për drejtor menaxhues të agjencisë.

Në bazë të principit meritor dhe me konsensus të gjerë, në mungesë të vetëm njërit nga drejtorët e Bordit,  Bordi emëroi Shkelzen Lluka për drejtor menaxhues të AKP-së. 

Mbledhja e radhës e Bordit u caktua të mbahet në javën e fundit të muajit shkurt.

AKP deri më tani ka privatizuar 636 ndërmarrje të reja. Nga privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore deri më tani janë grumbulluar 512 milionë euro, kurse nga procesi i likuidimit me shitje të aseteve të ndërmarrjeve janë grumbulluar 28 milionë euro.

AKP është themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, si institucion i pavarur publik, duke pas parasysh se rindërtimi dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës dhe mirëqenia e qytetarëve të saj është më rëndësi jetike dhe kërkon administrimin dhe privatizimin ose likuidimin me kohë të ndërmarrjeve në pronësi shoqërore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)