28 Janar 2021

SHBA shton 245 mijë vende pune në nëntor

Washington, 5 dhjetor - Shtetet e Bashkuara shtuan 245,000 vende të reja pune në nëntor, shifra më e ulët që nga prilli dhe treguesi i fundit se punësimi është ngadalësuar ndjeshëm gjatë një shpërthimi të ri të koronavirusit në vend.

Departamenti i Punës njoftoi të premten se niveli i papunësisë në nëntor u përmirësua në 6.7% nga 6.9% që ishte në tetor.

Vendet e reja të punës në nëntor ishin shumë më pak nga 610,000 të shtuara në tetor dhe për të pestin muaj me rradhë rritja e punësimit është ngadalësuar në Shtetet e Bashkuara.

Raporti i së premtes pasqyron ngurrimin ose pamundësinë e dukshme të punëdhënësve për të punësuar njerëz pasi një valë tjetër e infeksioneve të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara ka vendosur rekorde të reja ditore, duke i detyruar ata të mbyllin përsëri bizneset e tyre.

Në SHBA tani ka rreth 10 milionë më pak vende pune sesa ç’kishte para pandemisë.

Punësimi më i shpejtë i njerëzve që u pushuan nga puna gjatë recesionit të shkaktuar nga pandemia do t'i ndihmonte ata të ktheheshin përsëri në tregun e punës. Por ardhja e dimrit mund të dekurajojë shpenzimet dhe krijimin e vendeve të punës, veçanërisht në restorante dhe sektorë të tjerë që deri tani janë mbështetur më shumë në aktivitetin e biznesit të tyre në ambjentet e jashtme.

Kongresi ka rinisur përpjekjet për të miratuar një paketë tjetër të ndihmës ekonomike për miliona të papunë në Shtetet e Bashkuara. Nëse ligjvënësit nuk arrijnë një marrëveshje ditët e ardhshme, të papunët do të mbeten pa ndihmë federale ose shtetërore pas Krishtlindjeve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 Dhjetor 2020

- Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ekrem Hysenaj do të mbaj konferencë për media, në të cilën do të prezantoj aktivitetet e zhvilluara, si dhe rezultatet e arritura të ATK-së gjatë vitit 2020. (Zyra qendrore e ATK-së, ora 10:00)

- KDI organizon konferencën për media ku do të shpaloset “Indeksi për Perceptimin e Korrupsionit” për vitin 2020 përgatitur nga Transparency International. (Zyret e KDI-së, ora 10:00)  

- Mbahet mbledhja e parë e rregullt për vitin 2021 të Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Promovohet libri “Krime serbe në Kosovë”, i autorit Çerçiz Loloçi. (Qendra Mediale të Kolegjit AAB, ora 11:00)

- Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, merr pjesë në prezantimin e pullës postare, dedikuar personelit shëndetësor që kanë humbur jetën gjatë ballafaqimit me COVID-19. (Ministria e Shëndetësisë, ora 11:00)

- Universiteti "Fehmi Agani" në Gjakovë organizon ngjarjen kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, e cila këtë vit i është kushtuar albanologut austriak - hebre Norbert Jokl. (Ambientet e Fakultetit të Edukimit-Filologjisë në Gjakovë, ora 12:00)

- Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, merr pjesë në përurimi i fillimit të punimeve për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë familjare në Strellc të Deçanit. (Strellc – Deçan, ora 12:30)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj aktivitet afër Ministrisë së Shëndetësisë. (Afër Ministrisë së Shëndetësisë, ora 13:00)

- Kandidati për deputet i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, mban konferencën për medie. (Zyra e AAK-së, ora 13:00)

- Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj merrë pjesë në takimin në mbështetje të nominuarëve për deputet në Skenderaj. (Lokali 'Te Mixha' në fshatin - Polac, Skënderaj, ora 16:30)