29 Mars 2024

SHBA: Rregulla të reja kundër reklamave për duhanin

Washington, 23 qershor - Duke filluar nga dita e sotme, kompanitë e duhanit në Amerikë do ta kenë më të vështirë për të shitur produktet e tyre. Sot hyri në fuqi një ligj i cili i vë kufizime reklamave për cigaret.

Duhani vazhdon të jetë shkaku kryesor i vdekjeve të parandalueshme në botë por megjithë rrezikun e dukshëm, miliona njerëz marrin çdo ditë nikotinë duke zgjedhur një kënaqësi të vogël në shkëmbim të shumë viteve nga jeta e tyre. Duke filluar nga sot, kompanitë e duhanit nuk do të lejohen të përdorin fjalë të tilla si "e lehtë" apo "e butë" në reklamat për cigaret sepse këto fjalë japin idenë sikur duhani që ato shesin nuk është dhe aq i rrezikshëm.

Disa rregulla të tjera që hynë në fuqi mënjëherë, përfshijnë ndalimin e përdorimit të reklamave për duhanin në ngjarjet e rëndësishme sportive ose kulturore. Gjithashtu, reklamat për cigaret pa tym duhet të përmbajnë paralajmërime më të forta mbi rreziqet për shëndetin. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)