24 Prill 2024

SHBA: Reforma në financimin e tregut të shtëpive

Washington, 12 shkurt - Administrata Obama ka propozuar reforma të rëndësishme në mënyrën si financohet tregu i shtëpive, kryesisht me synimin për të reduktuar rolin që luan aktualisht qeveria në këtë treg.

Probleme të shumta në tregun e shtëpive luajtën një rol të rëndësishëm në krizën e fundit financiare.

Pamundësia e shumë amerikanëve për të shlyer kreditë e shtëpive goditi rëndë dy kompani të mëdha financimi, Fennie Mae dhe Freddi Mac.

Këto dy kompani, së bashku me Administratën Amerikane të Strehimit zotërojnë 90 për qind të kredive në Shtetet e Bashkuara.

Shumë kritikë thonë se kjo industri do të ecte më mirë nëse administrohej nga kompani private.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)