01 Korrik 2022

SHBA miraton 40 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën

Washington, 20 maj - Senati i SHBA-së miratoi pakon e ndihmës prej 40 miliardë dollarë për Ukrainën.

Pakoja e ndihmës u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së javën e kaluar ndërkaq vendimi pritet të miratohet së shpejti nga presidenti amerikan Joe Biden.

Pakoja është dukshëm më e lartë nga 33 miliardë dollarë që Biden kërkoi fillimisht nga Kongresi në prill.

Pakoja e miratuar e ndihmës përfshin ndihmë të re ushtarake dhe ekonomike për Ukrainën dhe 5 miliardë dollarë për të ndihmuar në përgjigjen globale ndaj krizës në rritje të pasigurisë ushqimore dhe rritjes së çmimeve të ushqimeve të shkaktuara nga sulmi rus. Ukraina është një nga eksportuesit kryesor të ushqimit dhe lufta ka pasur pasoja shkatërruese për tregjet globale bujqësore.

Në mars, Kongresi miratoi 13.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 korrik 2022 - Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri mban Konferencë për media. (Para ndërtesës së Gjykatës Kushtetuese, ora 9:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Ministria e Mbrojtjes organizon ceremonin e diplomimit të kadetëve të Gjeneratës 2022 të Akademisë së Mbrojtjes - Qendrës për Studime Universitare të FSK-së “Wesley Clark”. (Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 10:00)

- Nën organizimin e Federatës Sindikale te Sektorit Privat te Kosovës shoqata e autobusëve të Mitrovicës dhe Vushtrrisë do të protestojnë para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për mos krijimin e kushteve për punë. (Para Ministrisë së Infrastrukturës, ora 10:00)

- Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale mban konferencën me temën “Ndikimi i ndryshimeve të Kuvendeve Komunale në kualitetin e politikave lokale” ku do të prezantohet hulumtimi mbi pasqyrimin e përbërjes së Kuvendeve Komunale. (Hotel Sirius, nga ora 10:00)

-OJQ AKTIV dhe platforma OPEN organizon prezantimin e rezultateve të hulumtimit “Regjistrimi i popullsisë nga këndvështrimi i komunitetit serb në Kosovës”. (Qendra e Energjisë Qytetare në Mitrovicën e Veriut, ora 11:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022 voton listën e dëshmitareve qe do të ftohen për intervistim si dhe shqyrton CV-te për angazhim të eksperteve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)