21 Shtator 2020

SHBA, 708 miliard dollar për luftërat dhe Pentagonin

Uashington, 3 shkurt, - Për të qenë të gatshme në çdo konflikt të mundshëm global apo rajonale, si edhe për të finalizuar me fitore luftën në Irak apo Afganistan, Shteteve të Bashkuara të Amerikës iu duhen rreth 700 miliardë dollarë fonde të sigurta.

Një fakt i tillë parashikohet në dokumentin e buxhetit të vitit për SHBA-të, në të cilin buxheti i Pentagonit parashikon akordimin e 708 miliardë dollarëve me argumentin e dy strategjive të rishikuara, të cilat përbëjnë planin që i kushton prioritet të lartë fitores së luftërave në Irak dhe Afganistan dhe gadishmërisë për konfliktet e reja të mundshme.

Ndërkaq, dokumenti i buxhetit gjithashtu kërkon rritjen e aftësive të mbrojtjes nga raketat.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates, tha se synimi i rishikimit të politikave dhe propozimeve të buxhetit është për të mundësuar që ushtria amerikane të fitojë luftërat e tanishme dhe të përgatitet për një të ardhme të rrezikshme dhe të pasigurt.

Dokumenti kryesor i publikuar dje, Rishikimi i Mbrojtjes Katërvjeçare, është hartuar për të përcaktuar drejtimin e Departamentit të Mbrojtjes për katër vitet e ardhshme.

Aty theksohet siguria globale që po bëhet gjithnjë e më komplekse, ku grupet terroriste po shtënë në dorë gjithnjë e më shumë teknologji vdekjeprurëse dhe të rrezeve të gjata veprimi.

\"Kemi mësuar përmes eksperiencës së dhimbshme se luftërat ku ne marrim pjesë, janë rrallë luftëra që ne parashikojmë. Si rezultat, Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për aftësi më të shumta ushtarake, shkathësi më të madhe përgjatë një spektri të gjerë të konflikteve\", tha Gates lidhur me një fakt të tillë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Shtator 2020 - Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:30)

- Fillon Shkolla Verore e BE-së në të cilën do të shtjellohet temat për zhvillimin ekonomik, qëndrueshmërinë mjedisore dhe shfaqjen e pandemisë globale. (Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të votohet raporti i panelit përzgjedhës për shqyrtimin e aplikacioneve, intervistim dhe listën e ngushtë të kandidatëve për Avokat të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj Stublla takohet me Ambasadorin japonez, Mizutani Akira. (Kabineti i ministres Haradinaj Stublla, ora 10:00 - pa prezencen e mediave)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, pret në takim delegacionin e Qeverisë së SHBA-ve, të udhëhequr nga Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA Adam Boehler, të cilit do t’i bashkohet edhe i dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë - Serbi, Richard Grenell, përfaqësues të USAID, Kryetarin e Bankës së Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë nga Departamentet e Energjisë dhe Tregtisë në SHBA. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)
 
- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj Stublla dhe Ambasadori japonez, Mizutani Akira, nënshkruajnë marrëveshjen për donacionin e radhës të Japonisë për Kosovën. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 10:30)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë shqyrton listen e dëshmitarëve, përzgjedh ekspertët e jashtëm si dhe publikon adresën për dorëzimin e dëshmive nga qytetarët. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në përurimin e shtatores së Heroit Ahmet Krasniqi, si dhe në inaugurimin e sheshit, i cili do të mbajë emrin e tij. (Sheshi “Ahmet Krasniqi” në Vushtrri, ora 11:00)  

- Mbahet ceremonia e dorëzimit të pajisjeve mjekësore për Sallën e Operacionit dhe Sallën e Lindjes për gratë e infektuara me COVID-19, pajisje këto të financuara nga partneri jonë Raiffeisen Bank në Kosovë dhe AMC. (QKUK, ora 11:00)

- Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, do të takohet me U.D i Kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji Arsim Janova, ku do të  nënshkruajnë një Marrëveshje Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi mes dy institucioneve, pas nënshkrimit të marrëveshjes do të ketë konferencë për medie. (Ish-objekti i Bankës së Lubjanës, kati i IV, ora 11:15)

- Seanca plenare e Kuvendit, e ndërprerë të premten do të vazhdojë sot. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 13:00)